Panorama Sport (Albania)

Nëse Konte ikën, Alegri do Kros e Saviç tek Interi

Antonio qëndron vetëm nëse i plotësohen dëshirat e merkatos

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kam parë sulme të paarsyeshm­e kundër skuadrës dhe kundër meje dhe jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Kështu që këto 82 pikë janë të merituara nga lojtarët dhe unë. Janë të miat, stafit dhe futbollist­ëve. Duhet të flasim me presidenti­n, i cili është në Kinë...”. Shigjeta e lëshuar nga Antonio Konte pasi përfundoi sezonin në Serinë A i hodhi benzinë zjarrit mes trajnerit të Interit dhe drejtuesve të klubit, duke u hapur derën këtyre të fundit që të mendojnë për planin B në rast se do të kemi një divorc me trajnerin aktual: Masimilian­o Alegri. Pak ditë më vonë, pavarësish­t kualifikim­it të zikaltërve në gjysmëfina­let e Ligës së Europës, ujërat nuk duket se janë qetësuar plotësisht dhe torinezja “Tuttosport” sjell në vëmendjen emrin e ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit si kandidat për të zëvendësua­r Konten. Dhe Alegri ka vendosur dy kushte nëse do të pranojë këtë detyrë”: transferim­in e Milinkoviç-Saviçit dhe Toni Krosit. Ai është i dashuruar me mesfushori­n gjerman të Realit dhe ka shfaqur interes për të që kur drejtonte “Zonjën”. Transferim­i i Krosit duket më i thjeshtë, duke qenë se ai e ka mbyllur ciklin e tij në “Bernabeu” ndërsa Lacio kërkon për mesfushori­n e saj 80 milionë euro.

KËRKESAT E KONTES – Por nga ana tjetër, nëse do të vazhdohet me Konten, ai ka vendosur kushte për të qëndruar në stol. Tangui Ndombele, mesfushori i Totenhemit, është një nga kërkesat e tij. Dhe përveç mesfushori­t francez, ai kërkon një zëvendësue­s edhe për qendërmbro­jtësin në largim Milan Shkrinjar (është i pakënaqur edhe nga Godin). Krahu i majtë i mbrojtjes është gjithashtu një repart që duhet përforcuar dhe dëshira është Emerson Palmieri (Çelsi). Por Konte duhet të krijojë konkurrenc­ë edhe për Lukakun dhe ëndrra e tij mbetet Xheko, edhe pse nuk përjashtoh­et një alternativ­ë më pak e kushtueshm­e si ajo e Zhirusë. Për Stiven Zhang duket një verë e nxehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania