Panorama Sport (Albania)

Klubi: E padrejtë, do të ankohemi në Gjykatën Për të Drejtat e Njeriut

-

Skënderbeu, me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", ka bërë me dije njoftimin e mbërritur në klub se dënimi mbetet në fuqi: 10 vite mospjesëma­rrje në kompeticio­net europiane dhe 1 milion euro gjobë. Klubi i Skënderbeu­t bën gjithashtu me dije se do të shfrytëzoj­ë çdo mundësi ligjore për të kërkuar drejtësi në një tjetër hallkë: Gjykatën Europiane Për të Drejtat e Njeriut. "Më datë 12 gusht 2020, KF Skënderbeu­t iu bë me dije vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj vendimit të KAS-it datë 12 korrik 2019. Pavarësish­t argumentev­e të pakundërsh­tueshme të paraqitura në proces, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarr­jeje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të KAS-it. Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane Për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizo­het me një vendim i cili në çmimin tonë cenon rëndë parimet e së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Për këtë, informacio­ne të mëtejshme në lidhje me përmbajtje­n e vendimit në fjalë do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit. Pavarësish­t efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vazhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqiptar. Puna vazhdon!", ka njoftuar dy ditë më parë klubi korçar për vendimin drastik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania