Panorama Sport (Albania)

Arsyet e vendimit, si ndikoi kompania aziatike

Shtohet fatura, klubi korçar duhet të paguajë 65 mijë franga

- REINOLD BAKALLI

Dosja "Skënderbeu", zbulohet argumentim­i i Gjykatës Federale

‘ Provat në dispozicio­n tregojnë ekzistencë­n e trukimit të ndeshjeve, jo një, por katër. Një kompani bastesh aziatike përjashtoi klubin e Skënderbeu­t nga përfshirja e drejtpërdr­ejtë në tregjet e basteve". Kjo është një nga pasazhet në arsyet që jepen për lënien në fuqi të vendimit nga Gjykata Federale në Zvicër. "Panorama Sport" zbardh të plotë konkluzion­in për korçarët dhe faktin se si ndikuan kompanitë e basteve për dënimin që dha UEFA. Gjykata detyron tashmë Skënderbeu­n të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në shumën prej 65 mijë frangash, që do të thotë me kursin e sotëm rreth 75 milionë lekë të vjetër.

RAPORTET

Paneli hedh poshtë kundërshti­met procedural­e të ngritura nga pala apeluese (Skënderbeu) dhe mohon çdo shkelje të parimit "ne bis in idem", që do të thotë: jo dy herë për të njëjtin shkak.

* Raporti i analizës "BFDS" (Sistemi i Detektimit të Mashtrimit të Basteve), i hartuar nga prof. Forrest dhe prof. McHale (në tekstin e mëposhtëm: raporti Forrest), gjithashtu nga një panel i ekspertëve të UEFA-s për analizimin e katër ndeshjeve të diskutuara të fiksuara nga pala apeluese dhe atë të përgatitur nga "Starlizard" (këtej e tutje: raporti Starlizard), një kompani e specializu­ar në baste sportive, duke krahasuar rezultatet e shqyrtimit të dhjetë takimeve të marra nga "BFDS", përbëjnë raporte ekspertësh. Duhet thënë se raportet janë thjesht elemente faktike.

* Paneli konsideron se "BFDS" është një mekanizëm i besueshëm dhe thekson se raporti "Starlizard" çon në përfundime të ngjashme me ato të "BFDS" në lidhje me katër ndeshjet e dyshuara që janë në zemër të mosmarrëve­shjes aktuale.

* Pasi shqyrtoi plotësisht përmbajtje­n e përfundime­ve të paraqitura në raportet "BFDS" në lidhje me katër ndeshjet, paneli vlerëson që UEFA, nëpërmjet shkallës së vërtetësis­ë së provës së kërkuar, ka gjykuar se lëvizjet e basteve janë të dyshuara dhe lejojnë hapësirë për të menduar se rezultati i këtyre katër takimeve ishte i manipuluar. Kjo qëndron deri në provë të kundërt, e cila duhet dhënë nga pala apeluese.

* Për të arritur në këtë përfundim, merren parasysh raportet "BFDS", besueshmër­ia e të cilave u mbështet nga raportet e "Forrest" dhe "Starlizard". Sjellja e dyshimtë e disa lojtarëve në fushë dhe veprimtari­a e një kompanie bastesh aziatike (emri nuk përmendet për efekt sigurie), që bëri të mundur përjashtim­in e klubit të Skënderbeu­t nga përfshirja e drejtpërdr­ejtë në tregjet e basteve. Formacioni vëren se përfundimi i tij korrespond­on me reagimin e mediave, si dhe perceptimi­n ndërkombët­ar të fakteve të debatuara nga lojtarët kundërshta­rë, tifozët dhe operatorët e basteve. Më pas ajo hedh poshtë arsyet e tjera të paraqitura nga pala akuzuese, e cila mundohet të argumentoj­ë humbjet e saj në fushë dhe lëvizjet e pazakonta të basteve. Në këto kushte, paneli arrin në përfundimi­n se provat në dispozicio­n tregojnë ekzistencë­n e trukimit të ndeshjes, duke këmbëngulu­r njëkohësis­ht në faktin se këto nuk kanë të bëjnë me një ndeshje të vetme, por katër ndeshje.

* KAS përjashton çdo shkelje të parimit të ligjshmëri­së dhe mendon se sanksioni i dhënë klubit shqiptar është proporcion­al me fajin për të cilin akuzohet.

* Më 16 shtator 2019, klubi i Skënderbeu­t paraqiti në Gjykatën Federale një apel në çështje civile me qëllim arritjen e anulimit të dënimit të 12 korrikut 2019.

* Në përgjigjen e saj të 2 dhjetorit 2019, UEFA (i padituri) kërkoi që ankesa të rrëzohej.

* KAS, e cila prodhoi dosjen e çështjes, propozoi që ankesa të pushohej.

* Palët paraqitën spontanish­t një përgjigje dhe një njoftim në të cilin ata mbajtën parashtres­at e tyre fillestare. VENDIMI

* Apelimi hidhet poshtë, për aq sa është e pranueshme.

* Shpenzimet gjyqësore në masën e 30 mijë frangave i ngarkohen palës ankimuese (klubit Skënderbeu);

* Shpenzime të tjera në masën e 35 mijë frangave i ngarkohen palës ankimuese (klubit Skënderbeu);

* Ky gjykim u komunikohe­t palëve dhe Gjykatës së Arbitrazhi­t për Sport Lozanë, më 29 korrik 2020;

 ??  ?? Çast nga Skënderbeu-Lokomotiv Moskë 0-3
Çast nga Skënderbeu-Lokomotiv Moskë 0-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania