Panorama Sport (Albania)

"Donin që të shkrinin Skënderbeu­n"

-

"Një vendim i bërë me dorë, që kërkon të shkrijë klubin dhe të mos i japë asnjë shans ringritjej­e". Ardjan Takaj është i qetë edhe pasi mëson se Skënderbeu i tij sapo ka shuar çdo shpresë për t'u kthyer ai i pak viteve më parë. Presidenti i klubit korçar pranon të rrëfejë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" prapaskena­t e vendimit të Gjykatës Federale në Zvicër, por edhe planin që ka për të ardhmen. "Gabimi i vetëm është që shkuam shumë lart dhe u morëm me drejtësinë. Unë nuk e braktis Skënderbeu­n", ka thënë ndër të tjera kreu i klubit korçar në intervistë­n e botuar në numrin e djeshëm të gazetës. "Nga sa jemi në dijeni, në seancën e parë me tre gjyqtarë fituam 21. Pra, dy anëtarë ishin pro ankimimit tonë që të rrëzohej vendimi i KAS. Në Gjykatën Federale në raundin e parë vendimi merret nëse ka unanimitet nga të tre anëtarët e pranishëm. Më pas Gjykata bëri një seancë të dytë me pesë anëtarë. Në këtë seancë tre prej tyre ishin kundër ankimimit tonë dhe dy të tjerë na dhanë të drejtë. Në këto kushte, pati një vendimmarr­je me shumicë të thjeshtë votash dhe kur është 3-2, atëherë nuk kalohet në një raund tjetër me 7 anëtarë", deklaroi Takaj. Presidenti tregoi edhe mesazhin që i ka nisur avokati që përfaqësoi klubin në Gjykatën Federale në Zvicër. "Avokati më tha: 'Më vjen keq për këtë vendim, por ndodhi sepse jeni një klub i një vendi të vogël. Çdo gjë është e paragjykua­r, pasi përveçse jeni të vegjël, jeni edhe në Ballkan. Të kishte qenë një klub tjetër, nuk diskutohej që do e fitonte çështjen. Është fatkeqësi, por kjo është e vërteta. Ky është realiteti i hidhur'. Mendonim se do të gjenim drejtësi, por me sa duket duhet të shkonim aty dhe të pranonim çfarë na thoshin, se ndryshe s'ka rrugë tjetër pas këtij vendimi. Unë nuk kam pranuar kurrë asnjë akuzë nga UEFA dhe shkallët e tjera të gjyqësorit. Studioja ligjore i ka bërë hyzmetin çështjes. I ka shkuar me fakte deri në fund. Konkluzion­i i tyre është që jemi një klub i një vendi të paragjykua­r". Në fund, Takaj garantoi tifozët e Skënderbeu­t se nuk ka kthim pas. "Do të vazhdoj, pa diskutim. Me Skënderbeu­n dhe tifozët e Korçës fituam gjithçka dhe arritëm gjëra të pabesueshm­e që vazhdojnë t'i ëndërrojnë në Shqipëri. Mbështetja e tifozëve dhe qytetit më bën të vazhdoj ta drejtoj klubin. Nuk ka asnjë arsye tjetër, sepse po të ishte për mua, nuk do të vazhdoja kaq gjatë në këto kushte. Korça është qytet fantastik me njerëz të mirë që e duan klubin dhe vendin e tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania