Panorama Sport (Albania)

Çinari dhe Lukas trembin stafin, Daja kërkon shpejtësi në stërvitje

Sulmuesi i Gramshit, Klahos Zani, akord trevjeçar me "demat"

-

Sulmuesi i të kuqve, Theofilus Solomon, i bashkohet grupit të lojtarëve të Partizanit dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, një ditë pas seancës së parë stërvitore. Megjithatë, nigeriani nuk është stërvitur me grupin për të marrë ngarkesën e plotë, por ka kryer vrapime përreth fushës.

STËRVITJA - Daja u ka mëshuar më shumë ushtrimeve me top, duke kërkuar nga lojtarët saktësi në pasimet midis tyre dhe të mos neglizhojn­ë asnjë gjë, pasi në një situatë loje mund t'u kthehet në disfavor. Gjithashtu, për disa momente i vuri lojtarët një kundër një, me sulmuesit që duhet të kalonin mbrojtësit. Shpejtësia duket se është pika e dobët e Dajës, duke u kërkuar shpeshherë lojtarëve të luanin topin shpejt në minilojën që organizoi, ku synimi ishte të luanin me një takim dhe të shënonin gol në një nga katër portat e vendosura. "Ju mbrojtësit dhe mesfushorë­t, sa herë që ka topin portieri, nuk duhet ta lini vetëm, por afrohuni në zonë", u shpjegonte tekniku futbollist­ëve. Ndërkohë, lojtarët e kishin marrë seriozisht, sepse në dy raste nuk munguan as dyluftimet e ashpra dhe ndërhyrjet, madje Çinari në një moment shkaktoi panik te stafi mjekësor, por gjithsesi nuk pati probleme. Ndërsa Lukas Kardozo, nga dëshira e madhe për të shënuar, përplaset me shtyllën, por fatmirësis­ht pa probleme.

ZANI - Pak ditë më parë, "Panorama Sport" lajmëroi interesimi­n e skuadrës së Partizanit për sulmuesin e Gramshit, Klahos Zani. Burimet konfirmojn­ë për gazetën se ditën e djeshme ky lojtar ka hedhur firmën nën kontratë për tri vite dhe shumë shpejt do t'i bashkohet ekipit në stërvitje, edhe pse më shumë mund të përdoret në ekipin B, i cili këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania