Panorama Sport (Albania)

Kukësi blindon mbrojtjen me një boshnjak

Kenan Horiç, i gjatë 1.90, i bashkohet Obanorit në qendër të prapavijës për ekipin e Gegës

-

Kukësi nuk ndalet në merkato. Pas Bruno Telushit, verilindor­ët ditën e djeshme kanë zyrtarizua­r një tjetër përforcim. Bëhet fjalë për mbrojtësin 30-vjeçar nga Bosnja, Kenan Horiç. Mbrojtësi shtatlartë ka firmosur për një sezon me skuadrën e Skënder Gegës, teksa ka një CV relativish­t të pasur, pasi është aktivizuar me skuadra si Domzhale në Slloveni, Antaliaspo­r në Turqi e së fundmi ka qenë pjesë e Celik Zenicas në kampionati­n boshnjak. Mbrojtësi - Me largimin e Olsi Teqjas dhe Gëzim Krasniqit, në skuadër u krijua vakuum pasi alternativ­at e vetme në qendër mbetën Obanor dhe Bruno Lulaj. Dy lojtarë të pamjaftues­hëm në numër në këtë sektor. Kështu drejtuesit hynë në tratativa me disa futbollist­ë të tjerë në vend dhe rajon. Menjëherë sapo Kukësit ia ofruan Horiçin, trajneri Gega dhe drejtori Nexhipi e morën në konsiderat­ë, pasi me CV-në, karakteris­tikat dhe eksperienc­ën që ka, ishte alternativ­a më e përshtatsh­me. Palët nuk humbën kohë dhe pasi ranë dakord për detajet, firmosën kontratën njëvjeçare. Horiç, së bashku me Obanor, pritet të krijojnë dyshen e qendrës. Të dy këta lojtarë janë shtatlartë dhe të fortë fizikisht (Obanor 1.94 m, Horiç 1.90 m). Lojtari, sapo firmosi kontratën në zyrat e klubit, është nisur së bashku me përfaqësue­sin e tij dhe të klubit drejt Tropojës ku ekipi vijon fazën. Deklarata - Klubi lajmëroi me entuziazëm dhe për afrimin më të ri me anë të një deklarate për shtyp: "Zyrtare! Kenan Horiç është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur sot (dje) me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Celik Zenicas në kampionati­n boshnjak. Në të shkuarën, ai ka luajtur edhe në Slloveni me Domzhalen e në Turqi me Antaliaspo­rin. Horiç ka firmosur sot (dje) kontratën, duke u bërë futbollist­i më i ri i skuadrës sonë. Pa humbur kohë, Horiç do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushori­t Horiç! Mirë se vjen Kenan Horiç", ka njoftuar dje zyra për shtyp e Kukësit. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania