Panorama Sport (Albania)

Telushi: Asnjë peng nga Partizani

"I lumtur që do punoj sërish me Gegën, këtu për të synuar titullin kampion dhe Kupën"

- SKERDILAID SULOZEQI

Ish-mesfushori i Parti zanit, Bruno Telushi, firmosi së fundmi me Kukësin, duke u ribashkuar kështu me trajnerin Skënder Gega. Vlonjati nuk humbi kohë për të udhëtuar drejt Tropojës dhe për t'u vënë nën urdhrat e teknikut të skuadrës verilindor­e, në këtë minifazë përgatitor­e. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Telushi foli si lojtar i Kukësit, duke komentuar të shkuarën me të kuqtë, ritakimin me Gegën dhe objektivat për të ardhmen me verilindor­ët.

Cilat janë përshtypje­t e para, pas transferim­it te Kukësi?

Ndihem vërtet mirë. Ndihem i vlerësuar nga ana e stafit dhe presidenti­t, nga të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Kjo më bën të ndihem shumë komod me skuadrën e re.

Gjeni një trajner që keni punuar edhe më parë, sa të vështirë e mendoni sfidën ndaj Slavias në Ligën e Europës?

Gjetja e trajnerit Gega më bën të ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur për këtë pjesë. Me shokët e ekipit, edhe pse i kam pasur kundërshta­rë, kam marrëdhëni­e shumë të mira. Janë shumë çuna të mirë dhe të respektuar. Mendoj se ndeshja e parë nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim maksimumin tonë, me shpresën për të marrë rezultat pozitiv.

Mendoni se Kukësi ka formatin e duhur për titullin dhe Kupën?

Kukësi po luan prej kaq

vitesh në Superiore që kërkon gjithmonë titullin kampion, apo të arrijë sa më lart. Pjesëmarrj­a ime këtu te Kukësi është që të luajmë për të dalë kampionë. Jam këtu për t'i dhënë ndihmë ekipit për të shkuar te titulli dhe në çdo anë pozitive dhe Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu

edhe pjesëmarrj­a në Europë apo Champions. Shpresoj të arrijmë sa më lart.

Keni një karakter dhe mentalitet të veçantë…

Mbahem për një karakter të fortë dhe kjo do të jetë ndihma ime më e madhe që do i jap ekipit. Shpresoj që karakteri im dhe

i skuadrës së Kukësit të arrijnë në nivel sa më të lartë dhe të jemi sa më të fortë.

Partizani, histori e mbyllur apo keni ndonjë peng?

Nuk kam asnjë peng! Jam pjesë e Kukësit. Dua të jap maksimumin tim te Kukësi dhe të shkoj sa më lart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania