Panorama Sport (Albania)

Laçi fiton në Fier, kurbinasit afrojnë Aurel Demon dhe Lukas Ramosin

Apolonia ndalet në traversë, vjen Haxhiu nga Luftëtari

-

Fierakët kanë luajtur një test kundër Laçit, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 0-1. Fierakët kanë qenë më të freskët fizikisht, falë kohës më të hershme të startimit të fazës përgatitor­e. Por, nga ana tjetër, kurbinasit kanë dëshmuar potencën dhe përvojën e tyre. Ndeshja ka qenë thuajse e barabartë, ku cilësia e Laçit ka bërë diferencën në momente të caktuara. Gjata dhe Mihana shpërdoroj­në dy raste të mira në harkun e 10 minutave të para, ndërsa nga ana tjetër, Teko, Xhixha dhe Nuabueze shfaqen rrezikshëm në prapavijën fierake. Janë kurbinasit që për pak sa nuk shënojnë me anë të Xhixhës, një top që evitohet nga ndërhyrja

e portierit Harizaj. Bardhejesh­ilët kanë rastin më të mirë në minutën e 29-të, teksa traversa i mohon golin mbrojtësit Asllanaj. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bëjnë ndërhyrje dhe zëvendësim­e të shumta në formacion. Loja sërish është thuajse e barabartë, me një Apoloni që shfaq më shumë dëshirë dhe me një Laç

më të përvojës. Dhe kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, A.Marku përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes fierake dhe shënon golin e vetëm të takimit.

MERKATO

Të dyja skuadrat kanë testuar edhe lojtarët e rinj të ardhur së fundmi në organikën e tyre. Tek

Apolonia duket se do të ketë një rikthim. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, 25-vjeçarin Orgest Buzi, i cili ka luajtur edhe për Bylisin, Himarën, Sopotin e Dinamon. Ndërkohë, është afruar edhe Rimal Haxhiu nga Luftëtari. Në vëzhgim ka qenë edhe Benito Çulli, një mbrojtës 20-vjeçar që ka qenë pjesë e Shkëndijës së

Tiranës U-19 dhe e skuadrës së vendlindje­s së tij, Butrintit të Sarandës. Te Laçi ka spikatur debutimi i portierit shkodran Alen Sherri. Gjithashtu Cungu ka aktivizuar edhe prurjet më të fundit tek ekipi i tij, si Klejdi Rapon nga Devolli, Aurel Demon nga Luftëtari dhe Lukas Ramosin nga Flamurtari. BUJAR RAMA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania