Panorama Sport (Albania)

Egnatia pa “frena”, merr Shtubinën nga Vllaznia

Lojtari: Prisja shkodranët, por nuk më telefonuan kurrë

- ALDO BUZI ADMIR URUÇI

Befason Ndriçim Sh tubina, firmos tek Egnatia. Mesfushori që e mbylli sezonin e fundit te Vllaznia, sezonin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e rrogozhina­sve në Kategorinë e Parë. Është kjo blerja e bujshme e klubit, një ditë pas zyrtarizim­it të Gugash Maganit në stol. Ata e kanë marrë më shumë se seriozisht objektivin “Superiore”, ndaj edhe nuk po kursehen në merkato. Shkodrani ka nënshkruar kontratën dhe është gati që të vihet nën urdhrat e trajnerit peqinas. Kujtojmë se 33vjeçari ka një CV të pasur, teksa kujtojmë që më herët është aktivizuar me skuadra si Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari apo Laçi. Ndarjen me ekipin e zemrës nuk e ka pasur aspak të lehtë dhe këtë e rrëfen në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Ai dëshironte që të vazhdonte në Shkodër, por saktëson se kurrë nuk i erdhi një telefonatë nga drejtuesit. Më i shpejtë është treguar “timonieri” i ri i Egnatias, i cili e ka bindur që të bëhet pjesë e ekipit të tij. "Prita një telefonatë prej drejtuesve të klubit 'Vllaznia', por nuk erdhi kurrë. Derisa koha nuk premtonte, nuk ishte mundësia që të prisja më gjatë. Edhe pse dëshira ishte që të vazhdoja në Shkodër, mungesa e kësaj telefonate më bëri që të largohesha. Prisja në fakt më shumë respekt nga drejtuesit e rinj, për aq vite sa luajta futboll për ngjyrat kuqeblu. Në momentin që më kontaktoi profesor Gugash Magani, nuk u mendova dy herë dhe i thashë 'po' ofertës. Vllaznia është zemra ime dhe kjo është e padiskutue­shme, ndaj uroj që ta shikoj më lart në vazhdim. Por e thashë, nuk e kisha luksin që të prisja pafundësis­ht Vllazninë. E megjithatë, tashmë jam gati që të nis një tjetër rrugëtim në karrierën time. Egnatia më kishte në plane dhe oferta ishte konform kërkesave të mia, ndaj edhe e gjetëm direkt gjuhën e përbashkët dhe arritëm që ta mbyllnim me sukses marrëveshj­en. Projekti që kanë drejtuesit rrogozhina­s është tejet ambicioz dhe jam i bindur se do të shkojë gjithçka brenda planeve. Unë do të jap kontributi­n tim për ta ngjitur ekipin në Kategorinë Superiore. Ndihem mirë dhe kam ende për të dhënë", përfundoi mesfushori, i cili te kuqeblutë ka bërë si sulmuesin dhe mbrojtësin. Në këtë prizëm, Gugash Magani do të ketë një "xhol" në ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania