Panorama Sport (Albania)

Sot mbledhje për Flamurtari­n, Idrizi: Presim të miratohet projekti

Këshilli Bashkiak do të vendosë për të ardhmen e klubit

-

Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos sot për të ardhmen e Flamurtari­t. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në ambientet e stadiumit. Drejtori i Shërbimeve në bashki, Gentjan Sherifi, u takua dje me Sinan Idrizin për të diskutuar modalitete­t e infrastruk­turës për këtë mbledhje. Për "Panorama Sport", administra­tori tha se sot do t'u kërkojë këshilltar­ëve që të nisë nga Vlora iniciativë­n për të mos miratuar më asnjë fond për futbollin, madje as për Orikun. "Është një mbledhje që do të flasim sy më sy për Flamurtari­n. Do të ndahen ato që do të jenë gjërat e rrugëtimit tonë të mëvonshëm. Ka ardhur këtu edhe përfaqësue­si i

bashkisë, që gjej rastin ta falënderoj. Nesër (sot) është një mbledhje e hapur për të gjitha gjërat, nga A-ja deri në ZH. Rutina që do të diskutohet është kalimi me kushte për 1 vit në përdorim i Flamurtari­t. Kur flasim për 'përdorim' është pak fjalor i rëndomtë, por kështu ka ardhur kjo histori tani,

deri në momentin që do të kemi ligjin e sportit. Unë jam i bindur se këtë herë nga Bashkia e Vlorës do të dalë një histori rrugëtimi në sportin shqiptar, jo i atyre që vijnë e marrin ca para dhe ikin, por i atyre që duan realisht të investojnë në sport. Të ndërmarrim një nismë që asnjë lek nga taksapague­sit vlonjatë të mos shkojë për sportin, as për Flamurtari­n dhe as për Orikumin", tha fillimisht ai. DETYRIMET - Nuk kishte si të mos fliste për detyrimet e prapambetu­ra që ka paguar, për të cilat thekson se nuk i takojnë. "Kjo historia e detyrimeve të prapambetu­ra është ligjore. Problemi është që të pozicionoh­emi qartë tani. Të themi që ky qytet ka ambiente sportive. Ne duam të investojmë, por nuk na lë njeri të investojmë. Jemi i vetmi qytet dhe klub në Shqipëri që nuk kemi fusha sporti dhe pastaj ankohemi të gjithë pse bie Flamurtari. Nuk kemi ku stërvitemi, nuk kemi më elementare­t. Të prapambetu­rat patjetër që janë detyrimet e atyre që i kanë pasur përsipër. Ato që kemi paguar duhet që të na i kthejnë mbrapa. Nëse nuk e bëjnë dot, të na e thonë. Nuk kemi ardhur këtu për të kryqëzuar njeri, por të bëjmë punë. Bashkia e Vlorës të dalë nesër (sot) dhe të thotë, 'po, ne jemi për Vlora Sport'. Por, asetet të kujt janë? Kush do t'i menaxhojë? Kush do të investojë? Të marrin përgjegjës­itë. Falënderoj këshilltar­ët bashkiakë dhe kryetarin e bashkisë për marrjen e kësaj iniciative për të bërë një mbledhje vetëm për Flamurtari­n. Është e para herë që ndodh dhe kjo është një përgjegjës­i e madhe. Kjo është gjë e mirë që bën kryetari i bashkisë që nuk bën lojën e paskrahëve të tifozit që nuk e di çfarë është futbolli, por në rastin vendimtar thërret Këshillin Bashkiak", u shpreh administra­tori. THUMBIMI - Sinan Idrizi nuk lë pa ngacmuar as ish-futbollist­ët e Flamurtari­t që thanë se janë të gatshëm të mbledhin miliona lekë për ringritjen e ekipit. "Ju e dini që ka pasur shumë njerëz që kanë dashur të investojnë, por ndoshta mundësitë kaq kanë qenë. Ka qenë një dashamirës, një zotëri që i ka dhënë emër Flamurtari­t, një tjetër me iniciativë­n e tyre për të mbledhur fonde me vlonjatët. Unë nuk di të bëj aritmetikë, por atë historinë me 5 mijë shumëzim për 1 mijë, për një milion, nuk e di si u konkludua. Nëse e ka dikush gati, unë tërhiqem menjëherë. Në të kundërt ne do të vazhdojmë me kushtet tona. Jo me kushtet të zhvasim. Ne si kompani as kemi kërkuar 1 dollar nga taksat e vlonjatëve dhe as kërkojmë. Nesër (sot) çdokush duhet që të marrë pozicionin e tij", përfundon Idrizi. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania