Panorama Sport (Albania)

Tomori, Demo: Të hënën zgjedhim trajnerin e ri

"Do prezantojm­ë stafin e ri dhe shpalosim objektivat"

- EDI SAPHIU

Pritjes te Tomori po i vjen fundi. Të hënën do të prezantohe­t zyrtarisht stafi i ri teknik i beratasve. Është vetë kryebashki­aku Ervin Demo që i shuan dilemat, më anë të një deklarate të dhënë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport". Që pasi skuadra siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, tifozët janë të interesuar që të zbulojnë projektin e klubit për sezonin 2020-2021. Ata presin një organizim perfekt dhe pse jo rikthimin në mesin e më të mirëve të futbollit shqiptar. "E kuptoj shqetësimi­n dhe faktin që tifozët beratas janë të paduruar në lidhje me riorganizi­min e skuadrës për sezonin e ri. Dhe me të drejtë. Nëpërmjet gazetës suaj, dua t'i siguroj të gjithë qytetarët dhe sportdashë­sit e apasionuar të Tomorit, që të kenë durim deri të hënën. Do të jetë dita e parë e javës, kur do të bëhet prezantimi zyrtar i stafit të ri teknik dhe do të shpallen objektivat e klubit tonë për Kategorinë e Parë", u shpreh numri një i këtij institucio­ni. Kryebashki­aku lë të kuptohet se ekipi do të drejtohet nga një trajner i ri dhe jo më nga Kristaq Mile, i cili ishte ai që e ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë. Edhe pse vetë sportdashë­sit janë "pro" rikonfirmi­mit të tij, shanset janë zbehur ndjeshëm.

Sinella në "skenë" - Kandidatët për këtë post kanë filluar që të qarkullojn­ë prej ditësh në ambientet e klubit dhe në rrjetet sociale. Një nga emrat që ka

dalë në skenë është edhe ai i kavajasit Bledar Sinella, e megjithatë ende nuk mund të thuhet me siguri se sa kredite ka. Data 17 gusht do të zbardhë njëherë e mirë "timonierin" për kampionati­n e ardhshëm, dhe mbi të gjitha, objektivat e ekipit në Kategorinë e Parë.

 ??  ?? Kryebashki­aku Ervin Demo, me ekipin e Tomorit
Kryebashki­aku Ervin Demo, me ekipin e Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania