Panorama Sport (Albania)

Ikën Moqi, Noka: Askush nuk është i lirë veç Bushit

-

Igli Moqi largohet nga Besëlidhja. Mbrojtësi i ka dhënë fund aventurës në Lezhë, me anë të një postimi në rrjetet sociale. "Sot (dje) përfundoi rrugëtimi im me Besëlidhje­n. Falënderoj të gjithë ata që besuan në aftësitë e mia, dhe po ashtu, falënderoj të gjithë ata që me punën e tyre bënë të jem sot më mirë se dje", shkruante 23-vjeçari. Sakaq, edhe pasi kanë kaluar 10 ditë, nuk ka zhvillime për pasardhësi­n e Elvis Plorit. Emra për trajnerin e ri nuk ka, e megjithatë Gjok Noka ka paralajmër­uar se do të ketë ndryshime rrënjësore në skuadër. Pas deklaratav­e të vazhdueshm­e të futbollist­ëve që flasin për largime, ka menduar presidenti që t'u bëjë bllokadë. Për "Panorama Sport" ai sqaron se të lirë do të lërë vetëm Ded Bushin dhe askënd tjetër që është ende nën kontratë. "Nga ofertat e shumta që ka Ded Bushi, jam i gatshëm që ta lë të lirë. Do të bëj një përjashtim për të, ndonëse është nën kontratë. Ka shumë oferta dhe dua që të mos bëhem pengesë për karrierën e tij. Është i lirë në çdo kohë që të vijë e të marrë letrat. Ndërsa për futbollist­ët e tjerë që janë nën kontratë, nuk ka lëshime. Do të kërkohet pagesa e kartonit, sipas rregullave. Mbetja përsëri e skuadrës në Kategorinë e Parë, më detyron që të rinovoj gati të gjithë skuadrën. Jam në bisedime me shumë futbollist­ë, por duhet të bëj një selektim profesiona­l pasi kam shumë që kërkojnë të vijnë te Besëlidhja. Kam edhe disa kandidatë për trajnerë që lakmojnë stolin, por do të zgjedh dikë që të më bindë dhe të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe garantimin e ngjitjes, pasi ky është objektivi", mbylli deklaratën e tij Noka. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania