Panorama Sport (Albania)

Pritje madhështor­e në Bergamo, Gjimshiti: Ishim kaq afër kalimit

Mbrojtësi i Kombëtares: E dhimbshme, krenar për çfarë bëmë

-

Pritje madhështor­e për Gjimshitin dhe shokët e skuadrës. Atalanta ia doli që të bëjë një paraqitje spektakola­re në Ligën e Kampioneve dhe për këtë, tifozët bergamaskë e kanë pritur në shesh autobusin e ekipit në momentin e rikthimit nga Lisbona. Eliminimi me dy gola në minutat e kohës shtesë nga PSG, nuk e ka zbehur aspak entuziazmi­n e tifozërisë, e cila ka pritur ekipin dhe lojtarët si të ishin triumfator­ët e këtij kompeticio­ni. Festë dhe kore për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe të gjithë ekipin nga tifozët dhe i gjithë qyteti i Bergamos. MBROJTËSI

Berat Gjimshiti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në "Instagram", ka komentuar rrugëtimin e Atalantës në Ligën e Kampioneve si dhe ka shprehur keqardhjen për mënyrën si janë eliminuar. Mbrojtësi shqiptar iu afrua shumë golit në minutën e 57-të, kur mund të kalonte ekipin e tij në avantazh, por nuk ia doli për t'ia bashkëngji­tur edhe golin paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje. Në aq minuta sa qëndroi në fushë, ishte garanci për skuadrën bergamaske të drejtuar nga Gasperini dhe i pakalueshë­m për parisienët. U desh një ndëshkim me karton të verdhë që t'i kushtonte atij zëvendësim­in

në humbjen dramatike 2-1 ndaj PSG-së. Trajneri Gasperini e zëvendësoi, pasi shqiptari mori edhe dy paralajmër­ime nga gjyqtari si shenjë që i radhës mund të ishte edhe kartoni penalizues. Keqardhja

Në profilin e tij zyrtar në "Instagram", mbrojtësi shkruan: "Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikim­it, vetëm për pak minuta. Megjithatë, ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminder­it të gjithëve që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër", ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares, i cili është një prej lojtarëve bazë të suksesit të Atalantës këtë sezon, si në kualifikim­in historik në çerekfinal­e të Ligës së Kampioneve (sezoni debutues) ashtu edhe për paraqitjen në Serinë A, teksa bergamaskë­t për të dytin sezon radhazi konfirmohe­n mes katër më mirave.

 ??  ?? Pritja e Atalantës në Bergamo nga tifozët pas kalimit historik në çerekfinal­e
Pritja e Atalantës në Bergamo nga tifozët pas kalimit historik në çerekfinal­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania