Panorama Sport (Albania)

Makai: Bavarezët favoritë, Mesi më i miri

-

Ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Roi Makai, është i bindur. Bavarezët kalojnë në gjysmëfina­le. Në një intervistë për “Sky”, holandezi tregoi edhe arsyet pse kjo do të ndodhë.

Është ky lloj formati në Champions avantazh apo disavantaz­h për Bajernin?

Nuk mund ta them me siguri se cila është skuadra më e favorizuar nga ky format. Por ajo që mund të them është se ndeshjet me eliminim direkt janë shumë interesant­e se ato me dy takime. Për mendimin tim, të dyja skuadrat janë të avantazhua­ra, pasi nuk do të ndeshen dy herë me njëratjetr­ën.

Cilat janë gjërat që vendosin në ndeshje të tilla?

Mendoj se për skuadrën e Bajernit është e rëndësishm­e të luajë siç ka bërë në muajt e fundit. Edhe pse përballë do të ketë një ekip si Barcelona që ka lojtarë fantastikë. Por në fund, është forma fizike dhe psikologji­ke ajo që do të bëjë diferencën. Dhe në këtë moment, Bajerni është dukshëm më i avantazhua­r në këtë drejtim.

Mesi apo Levandovsk­i?

Mendoj se Mesi është për momentin lojtari më i mirë në planet. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por edhe sezoni i Levandovsk­it ka qenë fantastik. Në ndeshjen e Barcelonës ndaj Napolit pamë se si Lionel mori për dore skuadrën edhe kur ajo po vuante në fushën e lojës. Lojtarë të tillë janë të frikshëm pasi mund ta zgjidhin ndeshjen të vetëm.

Do të mjaftojë Mesi?

Barça nuk ka vetëm Lionel Mesin. Aty luajnë Suarez, Vidal, Rakitiç dhe Grizman. Nuk mund të themi se është vetëm Mesi. Ashtu si nuk mund të themi se Bajerni është vetëm Levandovsk­i. Gjermanët pikën e tyre më të fortë kanë pikërisht skuadrën dhe ndaj them se ata janë favoritë për të shkuar në gjysmëfina­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania