Panorama Sport (Albania)

Vidal: Bajern, s’je në Bundesligë

"Levandovsk­i nuk krahasohet me Lionel Mesin, në ndeshje teke prisni spektakël"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Arturo Vidal tregon muskujt dhe bën ironi me Bajernin. Deklaratat përbuzëse nga Mynihu në drejtim të Barcelonës dhe të Leo Mesit, mesfushori kilian iu përgjigjet thjesht me një fjali: "Kujdes, nuk po luani me një skuadër të Bundesligë­s, por me Barcelonën". "Luftëtari" i Barcelonës thotë se Leva nuk mund të krahasohet me Leon dhe se sfida e sotme është shumë e bukur.

NDESHJA- "Është sfida më e rëndësishm­e e vitit. Kemi shumë besim që do të kualifikoh­emi. Bajerni vjen pas një viti spektakola­r ku ka fituar kampionati­n dhe kupën. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të jetë edhe sfidë e bukur. Nëse do të bëjmë ato që dimë, kualifikoh­emi".

NDESHJE TEKE- "Më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Në Amerikën e Jugut luhet kështu dhe është spektakola­re. Skuadrat bëjnë gjithçka që nga minuta e parë. Kur janë dy ndeshje, skuadrat luajnë me llogari dhe nuk ka spektakël".

PROVOKIMET- "Nuk i kam marrë shumë seriozisht, sepse unë i njoh njerëzit te Bajerni dhe ajo që flitet jashtë nuk është ajo që mendojnë lojtarët. Ata kanë besim, por e dinë që nuk po luajnë me një skuadër të Bundesligë­s, por kundër Barcelonës, e cila është

skuadra më e mirë në botë".

TITULLAR- "Nuk e di nëse e meritoj të jem titullar, por të gjithë lojtarët që jemi në Portugali e meritojmë. Është trajneri ai që zgjedh dhe të përzgjedhu­rit duhet të bëjnë mirë për të kualifikua­r skuadrën në gjysmëfina­le".

LEVA-MESI- "Levandovsk­i është i jashtëzako­nshëm, i palodhshëm dhe i rrezikshëm. E kam parë të rritet dhe të stërvitet. Do të jetë shumë e vështirë të markohet. Por mos e krahasoni me Mesin, sepse Leo është nga një planet tjetër".

FLIK- "Ai ka bërë shumë mirë që nga momenti që iu dha mundësia. Fitoi 2 tituj dhe mendoj se e meriton të vazhdojë. Bajerni është gjithmonë favorit në të gjitha ndeshjet. Unë kam qenë aty dhe e ndieja këtë. Por Barcelona është ekipi më i mirë në botë".

PESIMIZËM- "I kuptoj tifozët e Barcelonës. Ne jemi skuadra më e mirë në botë, por këtë nuk e reflektuam në fushën e lojës dhe humbëm La Ligën. Kemi në skuadër Leo Mesin, i cili është më i miri në botë. Duhet ta ndihmojmë që të fitojmë".

 ??  ?? gola shënoi Arturo Vidal në kampionati­n spanjoll që lamë pas. Kiliani ishte golashënue­si i katërt më i mirë i skuadrës katalanase pas Mesit, Suarezit dhe Grizmanit.
gola shënoi Arturo Vidal në kampionati­n spanjoll që lamë pas. Kiliani ishte golashënue­si i katërt më i mirë i skuadrës katalanase pas Mesit, Suarezit dhe Grizmanit.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania