Panorama Sport (Albania)

Setien zbret me këmbë në tokë Levën: Nuk krahasohet me Mesin

Trajneri i Barçës: Do jetë ndeshje e barabartë

-

Kike Setien zbret me këmbë në tokë Levandovsk­in dhe thotë se nuk mund të krahasohet aspak me Lionel Mesin. Trajneri i Barcelonës është i bindur se ndeshja e sotme do të jetë e barabartë dhe diferencën do ta bëjnë detajet e vogla. Pavarësish­t se i thuri elozhe sulmuesit polak, tha se Leo është një tjetër kategori.

Situata- "Jemi mirë. Është një ndeshje të cilën po e presim me padurim dhe kemi punuar mirë. Është një kënaqësi që do të kem Dembelenë. Ai është në dispozicio­n të skuadrës dhe mund të aktivizohe­t nëse do të jetë nevoja. Ka 1 vit pa luajtur, por besoj që mund të bëjë mirë".

Bajerni- "E dimë forcën e kundërshta­rit dhe do të tentojmë që të minimizojm­ë pikat e tyre të forta. Janë të jashtëzako­nshëm, por edhe ne jemi. Mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë, me alternativ­a për të dyja skuadrat".

Topi- "Zotërimi i topit do të jetë shumë i rëndësishë­m, sepse na ndihmon që të mos mbrohemi

shumë pa top. Kjo gjë është pozitive për faktin që luajmë kundër një skuadre të fortë në sulm si Bajerni. E vërteta është se nëse nuk kanë top, nuk mund të na bëjnë keq. Gjithçka do të jetë e hapur".

Presioni- "Në këtë ndeshje nuk ka nevojë për shumë fjalë,

sepse motivohesh vetë. Tjetër gjë është të lexosh çfarë thonë të tjerët dhe tjetër është realiteti në fushën e lojës. Të jeni të sigurt që në fushë do të shihni dy nga ekipet më të mira në botë dhe ndeshja do të jetë e barabartë. Kështu e mendoj". Levandovsk­i- "Është një futbollist

i madh, por nuk besoj që është në lartësinë e Lionel Mesit. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Po kalon një moment të mirë dhe po shërbehet siç duhet nga shokët e skuadrës. Por edhe Leo është në formë. E pamë kundër Napolit se çfarë mund të bëjë. Është e mirë për futbollin që këta lojtarë janë në fushën e lojës".

Mesi- "Leo sigurisht që mund ta fitojë i vetëm këtë ndeshje, por unë pres që të jetë e gjithë skuadra në formë dhe ta ndihmojë atë. Ai mund të sjellë gola, por pa pjesën mbrapa do të jetë e vështirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania