Panorama Sport (Albania)

Dhjetë arsyet pse Siti është favorit për ta fituar Champions-in këtë vit

-

Kur Mançester Siti shkon larg në Champions, gjithnjë duket se eliminimi është pranë. Ky kompeticio­n nuk ka qenë i dashur për ta, por këtë vit është krijuar një ndjesi se mund të jetë sezoni i tyre. Pasi eliminuan Realin e Madridit, rekordmenë­t e këtij turneu, kuotat e basteve në Europë, i japin favoritë "Qytetarët" e Guardiolës që mbyllin turin çerekfinal nesër kundër Lionit. Por cilat janë 10 arsyet pse Siti mund të shkojë deri në fund dhe të prishë mallkimin këtë sezon?

KORRIGJOHE­N GABIMET - Guardiola është ankuar shpesh për gjykimin e padrejtë të lojtarëve të tij këtë sezon. Siti është ankuar për vendimet arbitrare kundër tyre në eliminimet ndaj Monakos, Liverpulit dhe Totenhemit gjatë 3 sezoneve të fundit. Dhe ata po e përdorin këtë si motivim. Ashtu siç do të përdorin edhe betejën e tyre të fundit me UEFA-n në KAS.

BESIMI - Atmosfera rreth ekipit është shumë e qetë që prej kualifikim­it të premten kundër Realit. Guardiola u kërkon lojtarëve të luajnë lojën e tyre me shpresën për të larguar presionin. Siti është stacionuar në "Cidade do Futebol", qendrën stërvitore të kombëtares portugeze në Lisbonë dhe nuk mund të kërkonin një vend më të mirë.

DOMINIMI I NDESHJES - Mënyra se si Siti e kontrolloi ndeshjen e dytë të 1/8-ave kundër Realit, veçanërish­t me përdorimin e topit pas pjesës së parë, tregoi pjekurinë e skuadrës, diçka që i ka munguar gjatë viteve të fundit.

FORMA E STERLING - Njëmbëdhje­të gola për Rahim Sterling që kur rinisi sezoni pas pandemisë dhe Siti mburret me një prej sulmuesve më në formë në Europë në këtë fundsezoni. Ai ka shënuar 31 gola në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, rekordi i tij më i mirë.

NDRYSHIMET NË MESFUSHË - Rodri dhe Gyndoan shpesh kritikohen nga tifozët kur luajnë së bashku në mesfushë, por gjatë dy javëve të fundit ata janë kombinuar shumë mirë. Dyshja përpara mbrojtjes i lejon De Bryjnes të zhvendoset më lart në fushë, pa qenë nevoja të shohë pas për përgjegjës­itë në mbrojtje. Siti e ndryshon mënyrën se si sulmon me vetëm një ndryshim, qoftë ai Bernardo, David Silva apo Foden.

KOHA E DE BRYJNES - Belgu ka qenë mesfushori më i mirë në Europë këtë sezon. Ai krijoi 7 raste kundër Realit dhe Guardiola pret të njëjtën gjë në ndeshjen e radhës kundër Lionit.

PRESINGU - Një nga aspektet që ra më shumë në sy të premten kundër Realit ishte intensitet­i dhe presingu që shkonte deri në portën e spanjollëv­e, një tregues se sa mirë po luan skuadra. Siti e fitoi topin në 1/3-ën e fushës së spanjollëv­e në 12 raste, rekordi i tyre i tretë më i mirë në 3 sezonet e fundit.

PASIMI I GJATË - Cilësia e lojës me këmbë të Edersonit është e padiskutue­shme dhe Siti po i hap ndeshjet me vetëm një pasim të gjatë. Ata kanë një armë më shumë përveç "tiki-takas".

NDESHJE TEKE - Shumë kanë analizuar formatin e pazakonshë­m të fundit të këtij sezoni me ndeshje teke dhe kanë thënë se gjithçka i shkon përshtat një skuadre si Siti. Por a do të funksionoj­ë kjo teori, mbetet për t'u parë, dhe Guardiola duhet të jetë i shqetësuar për kapitullim­et e tyre në mbrojtje në harkun e 10-15 minutave që mund të sjellin eliminimin e tyre.

O SOT, O KURRË? - Ky është shansi i fundit i David Silvës për të fituar Champions-in me Sitin. Mund të jetë gjithashtu shansi më i mirë i Fernandinj­os dhe Agueros së dëmtuar, duke qenë se kontratat e tyre skadojnë verën e ardhshme. Shokët e tyre do të jenë në dijeni të këtij fakti.

 ??  ?? Skuadra e Sitit duke bërë joga në hotelin e saj në Lisbonë
Skuadra e Sitit duke bërë joga në hotelin e saj në Lisbonë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania