Panorama Sport (Albania)

“Shahisti” Flik, gati të kapë “mat” Lionel Mesin

"Respekt për Barcelonën, por i mundim me çdo kusht"

-

Bajerni i Mynihut po punon intensivis­ht për të dalë i fituar nga ndeshja e sotme me Barcelonën. E konsiderua­r nga opinioni publik si finalja e parakohshm­e, të dyja skuadrat priten të dhurojnë spektakël sot në orën 21:00 në Lisbonë. Në kampin bavarez kanë menduar një metodë të veçantë se si të ndalin yllin e skuadrës katalanase, Lionel Mesin. Edhe pse trajneri Hansi Flik nuk pranoi faktin se Bajerni do të fokusohet vetëm te Mesi, faktet flasin vetë. Gjatë kohës në Lagos (qendra stërvitore), Flik ka urdhëruar punëtorët e fushës të ndajnë fushën në 30 pjesë (katrorë). Në këtë mënyrë Flik po përgatit "kurthin" për Lionel Mesin. Markimi i tij do të bëhet gjithmonë nga dy lojtarë. Në stërvitje kjo metodë është kryer disa herë, dhe katrorët në fushë janë përdorur për të matur distancën ose hapësirën që skuadra ka lënë bosh gjatë markimit të "Pleshtit". "Bild" shkruan se do të ishte naive të mendohet se Flik nuk po mendon për Mesin. Ai është i vetëdijshë­m se nëse arrin ta neutralizo­jë yllin argjentina­s, atëherë shanset për t'u kualifikua­r në gjysmëfina­le janë të mëdha. Fusha e stërvitjes i ngjante asaj të shahut me ndarjet në formë katrore dhe rrethore.

FLIK PRANON KURTHIN

Në konferencë­n e zhvilluar dje para ndeshjes me katalanasi­t, trajneri Hansi Flik iu përgjigj kështu pyetjes nëse kishte menduar një metodë të veçantë për të mbuluar yllin argjentina­s. "Sigurisht që kemi menduar për Leon. Por nuk do ta zbuloj këtë gjë këtu. Gjëja më e rëndësishm­e është që të luajmë si skuadër. Të tregohemi të zgjuar dhe të luajmë të gjithë shanset tona. Do mundohemi t'ia bëjmë jetën sa më të vështirë, kjo është e sigurt", tha Flik.

MESI DHE LEVANDOVSK­I

Tekniku gjerman nuk i shpëton edhe pyetjes në krahasimin midis Robert Levandovsk­it dhe Lionel Mesit. "Nuk mund t'i krahasojmë ata të dy. Leva është një sulmues qendror i klasit botëror, që shënon dhe ndihmon skuadrën të shënojë. Lionel Mesi është prej vitesh lojtari më i mirë në botë. Ai është një lojtar i veçantë. Nuk e di nëse do të ketë një të dytë si ai në të ardhmen", tha 55-vjeçari. FAVORITI

"Të dyja skuadrat kanë shumë lojtarë cilësorë. Të gjithë e dimë që në sfida të mëdha, siç është kjo e nesërmja (sot) fati është një element i rëndësishë­m. Por ne (Bajerni) duam ta detyrojmë fatin të vijë në krahun tonë. Ne duhet të besojmë te vetja dhe të luajmë një ndeshje me intensitet të lartë nga fillimi deri në fund". KUNDËRSHTA­RI

"Kemi shumë respekt për Barcelonën. Ata kanë dominuar në Europë në këto vitet e fundit. Spanjollët kanë qenë me lojën e tyre një inspirim për shumë lojtarë, klube dhe trajnerë. Kanë pasur dhe kanë në gjirin e tyre lojtarë të mëdhenj si Mesi, Pike, Suarez dhe Grizman. Të gjithë e dimë se çfarë kanë fituar këta lojtarë në karrierën e tyre. Por kjo nuk duhet të na trembë".

FORMACIONI

"Të gjithë lojtarët që janë në listë kanë mundësi të luajnë. Pavar ka kaluar me sukses testet, por nuk do të

jetë në gjendje të luajë në ndeshjen me katalanasi­t. Koman është mirë dhe mund të jetë një opsion. Pjesa tjetër e skuadrës është mirë, djemtë janë stërvitur me intensitet dhe mezi por presin të zbresin në fushën e lojës".

 ??  ?? Fusha e ndarë në 30 katrorë-zonal, shpikja e Flikut për të goditur zonat ku do të lëvizin Mesi me shokë.
Fusha e ndarë në 30 katrorë-zonal, shpikja e Flikut për të goditur zonat ku do të lëvizin Mesi me shokë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania