Panorama Sport (Albania)

Dejvis: Mesi idhulli im, gati ta sfidoj

-

Alfosno Dejvis është pa dyshim zbulimi i sezonit për skuadrën e Bajernit të Mynihut. 19-vjeçari i ardhur nga Kanadaja befasoi të gjithë me perfomancë­n e tij në sezonin që sapo u mbyll në Bundesligë. Edhe pse në Champions ai vazhdon të jetë në garë për të fituar trofeun, Alfonso e di mirë që ndaj katalanasv­e do të jetë shumë ndryshe.

A mund ta fitojë Bajerni Champions-in?

Pa dyshim. Kjo nisur nga performanc­a që kemi bërë në këtë sezon në Gjermani dhe në Europë. Mendoj që mund të shkojmë gjatë edhe pse përballë do të kemi një skuadër të madhe si Barcelona. Por unë jam një njeri që besoj gjithmonë te suksesi. Ashtu siç do të bëj edhe për ndeshjen e nesërme (sot).

Një nga mësuesit që keni pasur, Guzo, tha se ju jeni një djalosh që vetëm qeshni, sa ka ndryshuar?

Jo shumë. Jam po i njëjti person që kam qenë para se të vija në Mynih.

E keni ndjekur Champions-in kur ishit fëmijë?

Kur ishim në akademinë e futbollit uleshim gjithmonë dhe ndiqnim ndeshjet në klasë. Ta mendosh, është e pabesueshm­e që para disa vitesh isha duke ndjekur këto ndeshje në televizor dhe tani do të luaj përball një nga lojtarëve të mi të preferuar, Lionel Mesit. Mamaja dhe babai më telefonuan dhe më thanë: "Hej djalosh, je gati për të luajtur me idhullin tënd (Mesi)". Të dy nisën të qeshnin, ashtu bëra dhe unë. Jam shumë i lumtur për këtë gjë, ashtu si dhe ata.

Jeni gati të përballeni me Mesin?

Do të jetë më e vështirë sa dukej në televizor, kjo është e sigurt (qesh). Por unë do të bëj lojën time, ashtu siç kam bërë gjithmonë. Shpresoj të jap më të mirën ndaj tij. E di që do të jetë e vështirë pasi ai është një lojtar i madh. Do të jetë një sfidë spektakola­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania