Panorama Sport (Albania)

“Përralla” Lajpcig vazhdon në gjysmëfina­le, Atletiko në shtëpi

Gjermanët bëjnë surprizën e madhe në Lisbonë, tani i pret PSG-ja

-

Në xhiron e 24 orëve, “përralla” e Atalantës ofroi një fund të hidhur, me PSG-në që e përmbyste me dy gola, në minutat 90 dhe 93, me Berat Gjimshitin me shokë që humbën kështu mundësinë e “titullit” të skuadrës së çmendur dhe surprizë të këtij sezoni të Champions-it. Por ndërkohë ky vlerësim nuk do të mbetet pa pronar, pasi me të drejtë mbrëmjen e djeshme e meritoi Lajpcigu, i cili trondit rëndë themelet e Atletikos së Madridit, duke e dërguar në shtëpi në mënyrë të papritur “bandën” e Diego Pablo Simeones. Në Lisbonë, çerekfinal­ja e dytë e turneut përfundon 2-1 për gjermanët, të cilët meritojnë me të drejtë të luajnë mundësinë për të qenë në finalen e 23 gushtit, kundër PSG-së. Skuadra e trajnerit “adoleshent”, Julian Nagelsman (vetëm 33 vjeç), trembet vetëm pas zbritjes në fushë të Zhoao Feliks, por as talenti portugez, pas fitimit të penalltisë dhe shndërrimi­t të saj në gol, nuk arriti që të prishë një ndër kapitujt më të bukur të historisë së futbollit, duke kujtuar se Lajpcigu është një skuadër e formuar vetëm në vitin 2009 dhe pas 11 vitesh, shkon pa presion ndaj PSGsë, për të tentuar atë që çdo klub dhe çdo futbollist ëndërron të luajë, finalen e Ligës së Kampioneve. NDESHJA – Nuk ishte një çudi që Lajpcigu i udhëheqësi­t “adoleshent”, Nagelsman, është i mbushur me talent, por ajo që mahniti mbrëmjen e djeshme është se arriti të bëjë një tjetër mrekulli, edhe pa yllin e saj, Timo Verner, i cili braktisi skuadrën përpara

kohe, pas firmës me Çelsin. Ndonëse, pas natës së djeshme portugeze, ish-sulmuesi do e ketë kuptuar fort mirë gabimin e bërë... Gjithsesi, ky Lajpcig i ka tashmë liderët dhe mbi ata vazhdon që të ndërtojë kolonat e suksesit, pasi futbollist­ë si Upameçano e Sabitzer janë të destinuar

për një merkato të nxehtë dhe të mbushur me miliona të frikshëm... Dhe gjermanët e tregojnë që në fillim se nuk kishin zbarkuar në Lisbonë për të bërë shaka, përkundraz­i, vendosin menjëherë ligjin përballë Atletikos, që kujtojmë se erdhi deri në çerekfinal­e, pasi eliminoi kampionët

në fuqi të Liverpulit. Vërtet “banda” aktuale e Simeones nuk është ajo që luajti (dhe i humbi) dy finale, por edhe që të kapeshin në befasi si mbrëmë nga gjermanët, nuk pritej. Nëse pjesa e parë përfundoi pa gola, në të dytën, Sabitzer dhe Olmo nuk vonojnë që të gjejnë avantazhin: krosim

nga e djathta e zonës dhe goditje fatale me kokë për portierin Oblak. 1-0 për Lajpcigun në të 51ën dhe Simeone hedh menjëherë në fushë Zhoao Feliksin, i cili shpërblen trajnerin e tij. Në të 71-ën, asi portugez fiton penallti dhe e dërgon saktë në rrjetë. Por nëse ky gol barazimi u duk sikur riktheu në lojë Atletikon, dy minuta nga fundi, kur të gjithë mendonin për shtesat, një goditje nga distanca e Adams, e karambolua­r në gjurin e Saviçit përfundon në rrjetë, duke mposhtur një Oblak të pafat. Dhe kaq mjafton që Lajpcigu të vazhdojë të ëndërrojë me Champions-in në sfond, ndërsa Atletiko duhet të ripaketojë valixhet, më shpejt sesa mendohej...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania