Panorama Sport (Albania)

Ndeshja perfekte, Nejmari barazoi rekordin 12-vjeçar

Jo vetëm i pamarkuesh­ëm, por edhe 25 duele të fituara

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ai futbollist­i i urry er në vitin e fundit nga tifozëria e PSG-së është zhdukur në drejtim të paditur, pasi në Lisbonë, kundër Atalantës, të gjithë panë në aksion Nejmarin që adhuronin, atë që bënte magjira në fushë. Ai që kërkonte të largohej me çdo kusht dhe nuk kishte dëshirë më të përfaqëson­te Parisin dhe tifozët e tij, është vetëm një kujtim i hidhur. Po, sepse braziliani luajti ndeshjen perfekte të mërkurën mbrëma, atë që të gjithë prisnin nga ai, duke qenë deciziv dhe protagonis­t në dy golat e minutave 90 dhe 93 (në të parin ofroi asistin, në të dytin frymëzoi Mbapenë për pasimin final). Por më shumë sesa kaq, 28-vjeçari bëri një paraqitje për rekord, duke thyer diçka që askush prej 12 vitesh nuk kishte mundur ta bënte, ndonëse edhe në këtë rast, ajo përkon me Barcelonën, ish-skuadrën e tij dhe atë në të cilën kërkon që të rikthehet, edhe pse diçka të tillë do nisë ta mendojë, pas përfundimi­t të aventurës europiane. Rekordi në fjalë lidhet me numrin e driblimeve ndaj Atalantës, 16 të tilla të kryera nga Nejmari, njësoj siç kishte mundur të bënte Lionel Mesi në vitin 2008, kundër Mançester Junajtid. Gjithsesi, ka edhe më shumë se kaq... Sepse përveç klasit që dihet se nuk i mungon, Nejmar ishte më luftaraku në fushë nga PSG-ja... Në 32 duele trup më trup me rivalët fitoi 25 të tilla, madje duke fituar edhe 9 faulle dhe krijuar 5 raste për gol. Shkurt, nëse braziliani tregon këto nivele edhe ndaj Lajpcigut, për gjermanët do të jetë një mbrëmje problemati­ke më 18 gusht...

 ??  ?? Nejmar, me çmimin e lojtarit më të mirë në fushë, pas ndeshjes me Atalantës
Nejmar, me çmimin e lojtarit më të mirë në fushë, pas ndeshjes me Atalantës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania