Panorama Sport (Albania)

Afrohet Pesina, Kapelo sponsorizo­n Tiagon: Në Itali luan me cigare në gojë

Milani interesohe­t për mesfushori­n, vjen me 50 % skonto

-

Mateo Pesina pati një sezon tepër pozitiv me skuadrën e Veronës, teksa gjeti edhe shtatë herë rrugën e rrjetës në Serinë A. Por cila do të jetë e ardhmja e mesfushori­t? “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se për 23-vjeçarin interesohe­t edhe Milani, me kuqezinjtë që mund ta blejnë kartonin e tij me gjysmë çmimi, për shkak se në vitin 2017 kanë ruajtur të drejtën e 50% të shumës, nëse mesfushori do të shitet në të ardhmen. Kujtojmë se aktualisht Pesina është në pronësi të skuadrës së Atalantës, ndërsa Milani aktualisht e vlerëson futbollist­in 12 milionë euro. Mbetet akoma për t’u parë se sa do ta vlerësojë klubi nga Bergamo kartonin e lojtarit.

TIAGO SILVA - Pas çerekfinal­es së parë të Ligës së Kampionëve, aty ky PSG-ja realizoi një përmbysje të “çmendur” kundër Atalantës,

duke triumfuar me rezultatin 2-1, Fabio Kapelo u dha një këshillë për merkaton skuadrave italiane. Ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit vlerësoi së tepërmi Tiago Silvën: “Nëse do të kisha nevojë për një mbrojtës, do të merrja menjëherë Tiago Silvën. Edhe për

dy vite të tjera mund të luajë me cigare në gojë në Serinë A”, deklaroi Kapelo për mbrojtësin 35-vjeçar të kampionëve të Francës. Siç dihet, Tiago Silva ka qenë pjesë e Milanit në vitet 2009-2012, ku ka luajtur gjithsej 119 ndeshje me shtatë herë kampionët e

Europës. Ai ka qenë lideri i mbrojtjes së kuqezinjve ku ka arritur të fitojë edhe titullin e Serisë A në 2011-ën, që është edhe titulli i fundit kampion i Milanit. Në verën e 2012-ës Tiago Silva u largua drejt Parisit, së bashku me sulmuesin Zllatan Ibrahimovi­ç. A.LLESHAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania