Panorama Sport (Albania)

Andrea Pirlo takohet me klubin, Ronaldo dhe Dibala në pikëpyetje

Kampionët e Italisë bëjnë gati strategjin­ë për merkaton

-

Juventusi nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna, duke projektuar sezonin e ardhshëm. Trajneri Andrea Pirlo ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë operative me Fabio Paratiçin, përgjegjës­in e zonës sportive. Ky takim si rend dite ka pasur plotësimin e stafit, ku tashmë pritet të zyrtarizoh­et Aurelio Andreacoli si ndihmëstra­jner, i cili ka ndërprerë kontratën që e lidhte edhe për një tjetër sezon me Xhenoan. Stafit do t’i bashkohet edhe Robeto Baronio. Por sigurisht që në këtë mbledhje janë diskutuar edhe idetë mbi merkaton e kampionëve të Italisë. STRATEGJIA - Gjatë orëve të fundit është folur shumë për të ardhmen e Paulo Dibalës, ndërsa në krahun tjetër duket se Mendes i ka shuar disi zërat për një largim të Ronaldos nga Torino. Gjithashtu temë diskutimi është edhe pasardhësi i sulmuesit Gonzalo Higuain, me argjentina­sin që duket se e ka të sigurt largimin nga bardhezinj­të. Momentalis­ht emrat që qarkullojn­ë janë: Milik, Xheko dhe Morata. Jemi vetëm në ditët e para të punës, por duket interesant­e se cilat do të jenë hapat e parë konkretë që do të bëhen në merkato. Nuk është më mister që Pirlo në eksperienc­ën e tij të re mund të mbështetet direkt te personi kryesor që e ka sponsorizu­ar për stolin bardhezi, te presidenti Andrea Anjeli. Kështu që priten shumë risi, duke pasur parasysh që strategjia e përforcimi­t bazohet në ndryshime të shumta në skuadër, që do të thotë se nga Juventusi pritet të ketë edhe largime të dhimbshme. Për këtë gjë e gjithë vëmendja është e përqendrua­r tek e ardhmja e Dibalës dhe e Ronaldos. A.LLESHAJ

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania