Panorama Sport (Albania)

Juvja, sparkatë Lacios për Silvën

Tare dukej se e kishte në dorë, por prej pak ditësh nuk i përgjigjet drejtorit shqiptar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në momentin kur mendohej se mes David Silvës dhe Lacios ishte vetëm çështje firmash, papritur futbollist­i spanjoll ka dalë nga radarët e klubit kryeqyteta­s dhe drejtorit sportiv, Igli Tare. Dhe duke u qëndruar burimeve të “Sportmedia­set”, shkaktar për këtë fakt është bërë Juventusi, i cili ka ndërhyrë në sparkatë mes Lacios dhe futbollist­it që u largua me parametër zero nga Mançester Siti, ndonëse mbi këtë fakt priten ende konfirmime.

LUFTË OFERTASH – Nëse Lacio dukej fare pranë, kjo e konfirmuar edhe nga fjalët e babait të tij menaxher, David Silva dukej sikur ishte shumë i kënaqur nga oferta prej 3 milionë eurosh neto në sezon, për tri vitet e ardhshme që Igli Tare i kishte ofruar mesfushori­t ofensiv spanjoll, por duke shtuar brenda marrëveshj­es dhe një çarter privat për futbollist­in dhe një prej apartament­eve më luksoze në qendër të kryeqyteti­t italian. Por papritur, ndoshta shtyrë edhe nga një prej të adhuruarve të tij më të mëdhenj, siç ka pranuar gjithmonë vetë Andrea Pirlo, ky i fundit mendohet se i ka kërkuar drejtorit Fabio Paratiçi që të mos lejojë David Silvën të nënshkruaj­ë me Lacion. Trajneri i ri i Juventusit do donte që ta kishte në skuadrën e tij iberikasin, për t’i shtuar më shumë fantazi dhe klas mesfushës apo sulmit të skuadrës së sezonit të ardhshëm. “Sportmedia­set” nënvizon gjithashtu se prej pak ditësh, David Silva nuk i përgjigjet as në telefon Igli Tares, duke e nervozuar jo pak këtë të fundit, pasi asnjë

përgjigje në telefon nuk ka pasur as nga ana e babait-menaxher të Silvës, ndonëse e njëjta gjë nuk ndodh, me sa duket, kur në telefon të kontakton Juventusi. Madje, zërat e orëve të fundit thonë se Paratiçi, jo vetëm që është gati t’i ofrojë të njëjtën kohëzgjatj­e kontrate që

ofron Lacio, pra prej 3 vitesh, por mbi të gjitha ka shtuar jo pak milionë në ofertën për 34vjeçarin, konkretish­t 5 milionë euro neto, plus bonuse. Nëse këto janë shifrat e vërteta dhe me Juventusin në mes, Lacio rrezikon që të dalë e mposhtur nga kjo tratativë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania