Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit, në një gjysmëfina­le europiane pas dhjetë vitesh

-

Pasi eliminoi Leverkusen­in në Ligën e Europës, të hënën Interi do të përballet me Shahtjorin në gjysmëfina­le. Një ndeshje teke, e cila do të vendosë finalisten e turneut të dytë më të rëndësishë­m të Europës. Më poshtë janë shifrat dhe kuriozitet­et e ndeshjes.

- Interi do të luajë në një gjysmëfina­le të një kompeticio­ni europian për herë të parë që prej sezonit 2009-‘10 në Champions, kur triumfonte. Në total është hera e tetë që skuadra italiane arrin një gjysmëfina­le të Kupës UEFA/ Ligës së Europës, më shumë se çdo klub tjetër. - Precedenti i vetëm mes Interit dhe Shahtjorit është në fazën e kualifikue­seve të Ligës së Kampioneve 2005-‘06, kur italianët fituan me rezultatin e përgjithsh­ëm 3-1.

- Që kur u rrëzua nga Liga e Kampioneve në Ligën e Europës, Interi i ka fituar të katërta ndeshjet në këtë turne këtë sezon, dhe nuk bën pesë fitore radhazi në kompeticio­net europiane (përjashtua­r kualifikue­set) që prej prillit 2010 (6), kur arrinte në finalen e Champions-it.

- Ukrainasit mund të arrijnë finalen tyre të dytë europiane, pas asaj në Kupën UEFA në 2008-‘09, kur eliminuan Dinamon e Kievit në gjysmëfina­le dhe mposhtën Verder Bremenin në finale.

- Në çerekfinal­e Romelu Lukaku u bë futbollist­i i parë në historinë e Kupës UEFA/Ligës së Europës që shënonte në 9 ndeshje radhazi, falë një serie të nisur në nëntor 2014 me Evertonin. Sulmuesi belg ka vendosur këmbën e tij në 15 gola në 9 ndeshjet e tij të fundit në Ligën e Europës (12 gola të shënuar dhe 3 asiste).

- Zhunior Moraesh ka marrë pjesë në 7 gola, në shtatë ndeshjet në Ligën e Europës me Shahtjor Donjeckun (5 gola të shënuar dhe 2 asiste), të gjitha këto në fazën me eliminim direkt nga kompeticio­ni. Interi është i paralajmër­uar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania