Panorama Sport (Albania)

Mesi-Levandovsk­i, dy “gjahtarët” e golit duan... gjysmëfina­len

• Vidal thumbon Bajernin: Sot nuk luhet Bundesliga • Flik “shah” në stërvitje, gati të kapë “mat” Leon • Lajpcigu është një përrallë, çon në shtëpi Atletikon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vetëm 6 humbje në 25 ndeshje për jetë a vdekje me Barcelonën, 20 gola të shënuar dhe 11 asiste. Ky është bilanci pozitiv i Lionel Mesit kur bëhet fjalë për turnetë që vendosen me ndeshje teke dhe katalanasi­t kanë shkuar në Lisbonë duke e pasur si një kartë të fortë besimi. Argjentina­si tregoi kundër Napolit se ka shumë dëshirë dhe ambicie që këto ndeshje finale të Ligës së Kampioneve t’i luajë duke bërë maksimumin për të tentuar që të rikthejë kupën në “Camp Nou”. Vendosmëri­a e tij dhe klasi kanë bërë diferencën në këto ndeshje të rëndësishm­e. Në karrierën e tij ka fituar 34 trofe. Gjysmën e këtyre trofeve e ka fituar me ndeshje finale, pra teke. Champions, Botërorë klubesh, Superkupa Europe dhe disa trofe të tjerë janë vendosur pikërisht nga “Pleshti”. Leo Mesi ka luajtur finalen e tij të parë europiane në vitin 2006. Bëhej fjalë për Superkupën e Europës kundër Sevijes, të cilën Barcelona e humbi pavarësish­t se argjentina­si luajti 90 minuta. Por disa vite më vonë përmirësoi bilancin kur Barcelona magjike e Pep Guardiolës bënte histori. Në katër vite, humbi vetëm një finale, atë të Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit në sezonin 2010-2011. Por një javë më vonë shkoi në “Bernabeu” për të luajtur gjysmëfina­let e Champions-it dhe nuk zhgënjeu. Leo fitoi 8 finalet e tjera që luajti më pas duke qenë vendimtar në to me ndonjë gol ose asist. Një tjetër humbje erdhi në vitin 2014 kundër Realit, por më pas veshi petkun e kampionit në 6 finalet e tjera të epokës “Luis Enrike”, përfshirë këtu një tjetër tripletë si në vitin 2009. Barcelona është me sytë nga kapiteni i saj për sfidën kundër Bajernit, por në vitet e fundit historia nuk ka qenë shumë e kënaqshme. Me Ernesto Valverden Barcelona fitoi Kupën e Mbretit ndaj Sevijes në vitin 2018 dhe Superkupën me ndeshje teke në Tanger. Pastaj humbi finalen kundër Valencias, por edhe gjysmëfina­len ndaj Atletikos së Madridit në Arabinë Saudite. Në Kupë zhgënjeu edhe kundër Bilbaos. Është e çuditshme që Leo Mesi të humbasë kaq shpesh... Bajerni e di mirë këtë. Barcelona është me sytë nga Leo për të siguruar kualifikim­in.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania