Panorama Sport (Albania)

Apolonia pret një serb, sot vjen mbrojtësi Filipoviç

Merkato, lojtari 28-vjeçar ka luajtur së fundmi në kampionati­n grek

-

Apolonia kërkon të bëjë përforcime në çdo repart, duke gjurmuar në të gjitha pistat e mundshme, brenda dhe jashtë vendit. Lajmi më i fundit nga merkatoja fierake, ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, lidhet me qendërmbro­jtësin serb, Igor Filipoviç. Bëhet fjalë për një futbollist shtatlartë, 1.91 metra, 28 vjeç dhe me një eksperienc­ë si brenda dhe jashtë vendit të tij. Në karrierën e tij, Filipoviç ka luajtur në Serbi për ekipe, si Cukaricki, Mladost Lucani, Sloga Pozhega dhe Metalac; në Maqedoni për Sileks Kratovo; në Kuvajt për Al-Shabab dhe sezonin e fundit ka luajtur në kampionati­n helen, për skuadrën e Aspropirgo­s, ku është aktivizuar në 8 ndeshje. Qendërmbro­jtësi serb pritet të mbërrijë në Fier paraditen e sotme. Menaxherët e klubit i kanë servirur bordit të skuadrës disa video të lojtarit në fjalë, por vendimi definitiv do të merret pas testimeve përkatëse që do të kryejë stafi teknik në ditët pasardhëse. Serbo-boshnjakët kanë lënë gjurmë pozitive në futbollin fierak. Lidhja e tyre me Apoloninë e ka zanafillën 10 e kusur vjet më parë, teksa në pankinën fierake do të drejtonte trajneri Esad Karishik, i cili solli tek Apolonia lojtarë shumë cilësorë nga Serbia e Bosnja, si Mlladen Bërkiç, Sead e Semir

Haxhibuliç, Aleksandër Sreçkoviç, Edin Feruzoviç, Kenan Ragipoviç, që u pasuan më vonë nga të tjerë bashkëkomb­ës të tyre, si Milos Jevdjeviç, Goran Miroviç, Xhorxh Xhorxheviç, Vilson Cakoviç, Dejan Lazareviç, Marko Rajkoviç e gjer te Lazar Vladisavlj­eviç dhe Jordan Jovanoviç, më të fundit, aktivizuar para dy sezonesh.

TË TJERËT - Miqësorja me Laçin ka qenë zbarkimi i parë në fushë për skuadrën fierake në gatitjet e sezonit të ri. Trajneri Mërgjyshi tanimë është më i qartë për situatën e skuadrës së tij dhe se ku duhet të punojë më tepër për të korrigjuar mangësitë. Edhe pse është ende herët, pasi skuadra nuk e ka formuar grupin e plotë dhe është në fazën e ristruktur­imit dhe të përforcimi­t, stafi teknik po punon fort me kontingjen­tin aktual, duke testuar njëherësh edhe të ardhurit në provë dhe me gjasa nënshkrimi­n e kontratës. Stafi teknik po studion përshtatje­n e të ardhurve me grupin, qoftë në pozicionin ku luajnë e po ashtu në mentalitet. Veç Ndraxhit, që është i vetmi përforcim i deritanish­ëm, te bardhejesh­ilët prej ditësh po stërviten edhe 3 futbollist­ë të tjerë: Orgest Buzi, Rimal Haxhiu dhe Benito Çulli, por ende nuk ka një marrëveshj­e me ta dhe vendimi pritet në ditët vijuese. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania