Panorama Sport (Albania)

U shpërfytyr­ua Barça më e plakur në histori

-

- Barcelona ka pësuar 8 gola në një ndeshje të çdo kompeticio­ni për herë të parë që prej 8-0 së pësuar në 1/8-at e Kupës kundër Sevijes në shtëpi në 1946-ën. - Rezultati më i thellë në një ndeshje çerekfinal­e të Champions-it ishte Junajtid-Roma (7-1) më 10 prill 2007. Tashmë kemi një rekord të ri.

- 29 vjeç e 329 ditë ishte formacioni me të cilin startoi Barcelona kundër Bajernit, më i vjetri që katalanasi­t kanë hedhur në fushë në një ndeshje gjatë historisë së Champions-it. - Katalanasi­t pësuan 4 gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori. Katër gola në 31 minuta ata i pësuan për herë të parë në historinë e klubit në të gjitha kompeticio­net që prej janarit 1951 kundër Realit 1-4 në “Bernabeu”: falë tripletës së Narros dhe golit të Pahinjos). - Tomas Myler e festoi rekordin e futbollist­it gjerman me më shumë prezenca në Champions (113) me një dopietë. Sulmuesi theu rekordin e ish-kapitenit Lahm (112 ndeshje), ndërsa më pas vijojnë Nojer (109), Kahn dhe Kros (103). Myler ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e tij kundër Barçës në Champions. Vetëm Shevçenko u kishte shënuar katalanasv­e kaq gola. Myler ka shënuar 23 gola në fazat me eliminim direkt të Champions-it dhe përpara ka vetëm Mesin (47) dhe Kristiano Ronaldon (67). - Ivan Perisiç ka shënuar 3 gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Champions, ndërkohë që nuk e kishte gjetur rrugën e golit në 19 ndeshjet e mëparshme në kompeticio­n.

- Levandovsk­i u bë futbollist­i i pestë në historinë e Kupës së Kampioneve/Champions-it që shënon në 8 ndeshje radhazi. Polaku u bë edhe rekordmeni i ri i Bajernit në këtë drejtim, duke thyer rekordin e Klinsmanit (7 ndeshje radhazi në 1996-ën). Për Levën ishte goli i 50-të në Champions në 60 ndeshje me Bajernin. Vetëm K. Ronaldo ka shënuar po kaq gola me një klub të vetëm në më pak ndeshje: 50 për Realin.

- Pesë kundërshta­rët e fundit që Bajerni u ka shënuar 8 gola janë 2011: St. Pauli; 2013: Hamburg; 2015: Hamburg; 2017: Hamburg; 2020: Barcelona.

- Me Flik (Bajern), Nagelsman (Lajpcig), Tuhel (PSG), 3 trajnerë gjermanë do të jenë për herë të parë në gjysmëfina­let e Champions-it në histori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania