Panorama Sport (Albania)

Myler, gol edhe para medias: Më e lehtë se 7-1 me Brazilin

Njeriu i ndeshjes për Bajernin thumbon katalanasi­t “Në këtë periudhë, vështirë se na del dikush përpara”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në ndeshje të mëdha, vendosin lojtarë të mëdhenj. Dhe menjëherë mendja të shkon te Tomas Myler. Gjermani është një ekspert për sfida të tilla dhe kjo u pa edhe dje në Lisbonë. 31-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, kishte kohë që nuk shihej aq euforik, aq i përqendrua­r dhe mbi të gjitha aq vrastar në zonë. Por si gjithmonë, batutat nuk i mungojnë “komikut” të formacioni­t bavarez, i cili nuk mund të mos bënte goditjen e tij edhe jashtë fushe: “Kjo fitore ishte edhe më e lehtë sesa 7-1 kundër Brazilit, sepse në atë takim nuk është se e kishim shumë në kontroll lojën”. Sigurisht që bëhet fjalë për një batutë, por ndoshta edhe shumë doza vërtetësie brenda saj nuk munguan. Fundja, mjaftoi që të shihje ndeshjen që Myler bëri, por pa dyshim i gjithë Bajerni në tërësi ishte thjesht magjik. “Është e vështirë të përshkruas­h këtë ndeshje. Skuadra jonë është në një formë të shkëlqyer dhe e konfirmoi. Faleminder­it për çmimin lojtari më i mirë, por mendoj se sot (dje) ky trofe meritohej edhe mes 12-15 lojtarëve, që zbritën në fushë për Bajernin. Kjo fitore ishte shpërblimi më i mirë që mund të merrnim, sepse realisht

kemi punuar me seriozitet. Ndaj është e vështirë që një skuadër të na mposhtë në këtë periudhë”, tha autori i dy golave në fitoren historike me Barcelonën.

KEQARDHJE - Tomas vazhdoi më tej duke thënë se nuk e priste këtë sukses kaq të gjerë. “Barça është një skuadër e veçantë, që ka bërë histori në këtë kompeticio­n. Askush nuk e priste këtë rezultat, aq më pak ata. Por ne bëmë detyrën, u zbavitëm shumë dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë. E dinim që golat nuk do mungonin, pasi jemi dy ekipe që luajmë hapur. Madje, Barça pati disa raste të frikshme në fillim të ndeshjes, por fatmirësis­ht për ne i gabuan, sepse ndryshe do të kishte qenë një ndeshje tjetër”.

NDESHJA E RADHËS - Myler nuk harroi të fliste edhe për ndeshjen e radhës, por nuk pranoi komente: “Meritojmë ta shijojmë këtë fitore, të relaksohem­i disi dhe më pas do të mendojmë për gjysmëfina­len. Nesër (sot) në mëngjes do të merremi me telefonin, pasi jam i sigurt se e gjithë bota do të na shkruajë. Ne jemi këtu për të ngritur trofeun dhe ky nuk është një sekret”, tha Myler pas fitores 8-2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania