Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i bën Hertën për infarkt, rikthehet D. Kosta

Kampionët vuajnë, por në fund i falen penalltisë

-

Një ndeshje drama tike në "Allianz Arena" mes Bajernit dhe Hertës së Berlinit. Kampionët e Gjermanisë fituan në fund me rezultatin 4-3 vetëm falë golit të Robert Levandovsk­it, i cili shënoi plot katër herë në portën e bardhebluv­e duke shpëtuar skuadrën e tij nga një rezultat tjetër negativ pas humbjes në Hofenhaim një javë para.

PJESA E PARË

Ndeshja nisi menjëherë me një rast të pastër shënimi për skuadrën e Bajernit. Robert Levandovsk­i mund të kishte shënuar në zonën e 5metërshit, por u ndal nga portieri Shvolov. Në minutën e 25-të ishte Kimish ai që dha një asist për Gnabrin në zonë. Ky i fundit nuk u koordinua siç duhet duke humbur një mundësi të mirë. 11 minuta më pas ishte Myler ai që gjeti rrugën e rrjetës pas një krosimi të Riçards. Por, goli i mesfushori­t gjerman u anulua pas ndërhyrjes së VAR-IT. Myler ishte në pozicion jashtë loje në momentin që goditi topin me kokë. Po Myler ishte ai që goditi 4 minuta më pas, por këtë herë gjuajtja e tij u prit nga portieri. Disa sekonda më pas ishte i përhershmi Robert Levandovsk­i ai që dërgoi Bajernin në avantazh. Polaku goditi saktë brenda zonës duke shënuar pas shumë rasteve të shpërdorua­ra. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kampionëve të Gjermanisë që vuajtën jo pak mbrojtjen e ngjeshur të Hertës së Berlinit.

PJESA E DYTË

Levandovsk­i në të 51' dyfishoi rezultatin për skuadrën e Bajernit me një goditje nga jashtë zone. Ndërkohë, kur të gjithë mendonin se ndeshja u mbyll, ishin miqtë nga kryeqyteti ata që shkurtuan diferencat në të 60' me anë të Kordobës. Vetëm 11 minuta më pas ishte Kunha ai që barazoi shifrat për miqtë pas një aksioni model duke mposhtur Manuel Nojerin. Kampionët e Gjermanisë kundërpërg­jigjen me anë të Levandovsk­it i cili shënoi golin e tretë personal në një sfidë të çmendur, por Herta gjeti sërish rrugën e rrjetës në të 88ën minutë duke çuar në 3-3

shifrat. Një ndeshje e çmendur në "Allianz Arena". Në minutën e 92-të Leva fiton një penallti të dyshimtë pas një dyluftimi në zonë duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të fitojë ndeshjen. Ishte vetë polaku i cili mori përsipër

goditjen nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Sholov dhe duke i dhënë skuadrës së Bajernit një trepikësh të çmuar. Me këtë fitore Bajerni u ngjit në kuotën e 6 pikëve në 3 ndeshje.

 ??  ?? Levandovsk­i, feston golin e fitores ndaj Hertës
Levandovsk­i, feston golin e fitores ndaj Hertës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania