Panorama Sport (Albania)

Barcelona nuk e kalon “provimin” e parë real

Ekipi i Kumanit vuan për sulmues, i mohojnë penallti

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një hap fals i Barce lonës së Kumanit, e cila pas dy fitoreve të para me gola dhe elozhe, ndalet në barazim. Sevija është një kundërshta­r i sikletshëm dhe duke luajtur siç di të bëjë tregoi karakter në “Camp Nou”. Katalanasi­t lënë shumë hapësira dhe në fund zgjohen për të marrë 3 pikët, por ishte tepër vonë. Goli i Luk de Jong në fillim dhe barazimi i Kutinjos ishin të vetmet gjëra të bukura të një mbrëmjeje pa shumë emocione. Sulmi katalanas ndalet pas 7 golave në dy javët e para.

RIVAL I FORTË - Ishte provimi i parë i vërtetë për Barcelonën e re. Sevija u paraqit në “Camp Nou” me forcë dhe dëshirë. Ky test ishte interesant për ekipin e Kumanit, i cili i beson Arauhos në qendër të mbrojtjes. Për momentin Pjaniç nuk është në planet e trajnerit dhe u fut vetëm 15 minuta në fund për të zëvendësua­r Kutinjon. Në realitet ndeshja ishte me uljengritj­e dhe e vetmja gjë për t’u shpëtuar është rezultati. Një mbrëmje e tillë shpjegohet me mbrëmjen e errët të Ansu Fatisë dhe Grizmanit, të cilët u zëvendësua­n pas një ore. Debuton amerikani Dest dhe jep sinjale pozitive. Sevija i bën të qarta gjërat që në fillim. Barcelona qarkullon mirë topin, por kur andaluzët nisen në kundërsulm, është e vështirë t’i ndalësh. Shkëndijat e Okamposit dhe depërtimet e Susos e zhbalancoj­në mbrojtjen katalanase dhe krijohen shpejt dy raste pozitive. De Jong shënon golin e parë të mbrëmjes, por zgjat shumë pak avantazhi. Filipe Kutinjo barazon gjithçka duke rinisur ndeshjen nga e para. Në këtë moment fillon një dialog rastesh me Suson dhe Navasin nga një anë dhe Fatinë e Grizmanin nga ana tjetër. Ritmi është pozitiv, por skuadrat nuk kanë saktësi në metrat e fundit.

BIE RITMI - Ndryshim rrënjësor i Barcelonës në pjesën e dytë, e cila duket sikur harron të dalë nga dhomat e zhveshjes. Janë të ngadaltë dhe statikë duke i lënë të gjithë manovrën Sevijes. Nuk ndryshon asgjë as kur Kuman aktivizon Pedrin dhe Trinkaon. Nga ana tjetër Sevija shton presionin me En Nesirin, i cili godet traversën pas një devijimi të Arauhos. Ish-i Rakitiç dhe shokët e tij trembin portierin Neto. Barcelona provon vetëm në minutat e fundit

me goditjen e Mesit dhe De Jongun, por katalanasi­t bënë shumë pak për ta fituar këtë ndeshje. Në sekondat e fundit pretenduan për një penallti ndaj Mesit, por VAR nuk ndërhyn për të sinjalizua­r arbitrin. Barça është 3 pikë larg Realit, por me 1 ndeshje më pak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania