Panorama Sport (Albania)

Kavani firmos me “Djajtë”

Rroga 210 mijë paund në javë. Vjen edhe Aleks Tejes nga Porto dhe dy talente

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tifozët e Napolit shpresonin te një rikthim i tij, Benfika dhe Atletiko e Madridit e joshën për një kohë të gjatë, por në fund Edinson Kavani ka zgjedhur Premier Ligën: mbrëmjen e së shtunës sulmuesi uruguaian fluturoi drejt Mançesteri­t ku kaloi vizitat mjekësore përpara se të firmoste një kontratë 2-vjeçare me "Djajtë e kuq". Kontrata e 33vjeçarit me PSG-NË skadoi në verë dhe më 20 tetor ai do të rikthehet në "Parc des Princes" për t'u përballur në sfidën e Ligës së Kampioneve kundër ish-skuadrës së tij. Mançester Junajtid bën kështu goditjen e dytë të merkatos së kësaj vere, pas transferim­it të Doni Van de Bekut për 40 milionë paund nga Ajaksi i Amsterdami­t, duke shtuar në radhët e Junajtidit një sulmues me shumë eksperienc­ë si "El Matador" pas vështirësi­ve për të mbërritur te Xhejdën Sanço i Dortmundit. Zyrtarizim­i i Kavanit në "Old Trafford" pritet të bëhet ditën e sotme. Duke qenë se vjen me parametër zero, rroga

e tij pritet të jetë rreth 210 mijë paund në javë neto. Menaxheri i "El Matador", Valter Guglielmon­e, konfirmoi gjithçka për "Inside Futbol" që mbrëmjen e së shtunës: "Është e vërtetë, ka një marrëveshj­e". Por deri në fund të merkatos, në skuadrën e Solskjaeri­t pritet të mbërrijë një tjetër uruguaian,

Fakundo Pejistri dhe mbrojtësi i Portos, Aleks Tejes (18 mln paund). Talenti 18-vjeçar i Penarolit, i cili luan si sulmues krahu pritet të kushtojë 10 milionë paund. Ai është rekomandua­r nga ish-trajneri i tij, Diego Forlan (ish-sulmuesi i Mançester Junajtid), ndërsa deri këtë javë pritej të transferoh­ej

te francezët e Lionit. Futbollist­i pritet të mbërrijë në Mançester ditën e sotme për të finalizuar dokumentac­ionin e transferim­it përpara rënies së gongut në orën 23:00 në Angli. Për 3 milionë paund pritet të transferoh­et nga Soshoja edhe mbrojtësi 16-vjeçar, Vili Kambvala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania