Panorama Sport (Albania)

Tre kuqezinj ndërrojnë ekip, Dermaku: Më mirë që nuk do të luajmë në Armeni

Mbrojtësi në B te Leçe, Çekiçi në Turqi dhe Kastrati te Çitadela

-

Në shumë vende të Europës dje është mbyllur merkatoja. Brenda ditës së djeshme, tre prej kuqezinjve kanë ndërruar skuadër. Portieri Elhan Kastrati është transferua­r te Çitadela në Serinë B, kampionat ku edhe Kastriot Dermaku është huazuar te Leçe në të cilën shpreson të gjejë më shumë hapësira. Gjithashtu, Endri Çekiçi është prezantuar në ekipin e Superligës turke, Ankaraguçu.

ENDRI ÇEKIÇI - Hap i rëndësishë­m në karrierë! Futbollist­i i Kombëtares, Endri Çekiçi, është zyrtarisht pjesë e Ankaraguçu­së në Superligën turke. Akordi ishte arritur më herët, ndërkohë që ditën e djeshme, para se të nisej për në Shqipëri, ka ardhur edhe prezantimi në klubin verdhezi. Nga shitja e 23-vjeçarit, Olimpija Lubjana, përfitoi afro 200 mijë euro. Talenti i Kombëtares e shikon kampionati­n turk si një trampolinë për të arritur në elitën e futbollit europian. Pjesë e verdhezinj­ve është edhe shqiptari i Kosovës, Idriz Voca.

ELHAN KASTRATI - Portieri i talentuar Elhan Kastrati ndryshon skuadër. Pas aventurës me Peskarën, gardiani 23-vjeçar nga Hasi do të mbrojë portën e Çitadelës. 23-vjeçari ishte pjesë e Trapanit, ku paraqitjet pozitive e risollën në Serinë B, me Çitadelën që synon ngjitjen në A.

KASTRIOT DERMAKU - Kastriot Dermaku është transferua­r te Leçe në Serinë B italiane, ku do të gjejë më shumë hapësirë sesa

te Parma. Këtë lajm, pasi u bë zyrtar, e konfirmoi edhe vetë mbrojtësi i Kombëtares në konferencë­n e djeshme për dy ndeshjet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. "Anulimi i miqësores me Armeninë është një lajm pozitiv sepse do të kemi më shumë kohë të stërvitemi me lojtarët e rinj. Situata në Armeni nuk është shumë e mirë për momentin", tha fillimisht 28-vjeçari. Më tej, komentoi transferim­in te Leçe në Serinë B. "Jam i kënaqur, me siguri do të aktivizohe­m më

shumë. Kam pasur pak hapësira te Parma, edhe pse kam luajtur mirë kur jam aktivizuar. Kemi qenë shumë mbrojtës. Shkova te një klub që ka projekt për mua. Kombëtarja? Jemi të kënaqur që është konkurrenc­ë pozitive sepse jemi të gjithë të fortë. Nuk jemi të kënaqur për ndeshjen ndaj Lituanisë. Vinim pas fitores ndaj Bjellorusi­së dhe fizikisht nuk ishim në performanc­ën më të mirë. Shpresoj që nuk do të ndodhë më. Në dy ndeshjet e

radhës, nuk zbresim për të barazuar apo për të humbur. I kemi mundësitë të fitojmë. Ai është objektivi ynë. Duhet të jemi më të përqendrua­r. Me ekipet më të dobëta e kemi më vështirë për momentin. Jam i bindur që kanë për të shkuar gjërat shumë më mirë. Ishim shumë të lodhur në ndeshjen me Lituaninë. Ishte humbje e papritur. Është një grup kompetitiv. Duhet të marrim sa më shumë pikë në këto 2 ndeshje jashtë", deklaroi Dermaku.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania