Panorama Sport (Albania)

FIFA & UEFA: Pro kërkesave të Ligës

"Duhet mbështetje ligjore për futbollin, thirrje qeverisë e FSHF-SË që të gjejnë zgjidhje"

- OLSI TUJANI

Pak javë më parë, UEFA ishte shumë diplomatik­e në përgjigjen e dhënë për "Panorama Sport" në lidhje me bojkotin e ekipeve të Kategorisë Superiore. Dje, UEFA dhe FIFA kanë reaguar me një letër drejtuar FSHF-SË në lidhje me kërkesat që kanë bërë klubet e futbollit, mbështetur edhe nga institucio­ni i futbollit në vend, drejtuar qeverisë. Në letrën e drejtuar sekretarit të përgjithsh­ëm të FSHF-SË, FIFA dhe UEFA shprehen qartësisht pro kërkesave të klubeve dhe bëjnë thirrje që futbolli në çdo moment kërkon një shtrat ligjor të përshtatsh­ëm si dhe mbështetje të rëndësishm­e për vetë situatën dhe sakrificën për shkak të pandemisë. Në letër theksohet se FIFA dhe UEFA mbështesin krijimin e një kuadri rregullato­r që mbështet zhvillimin e futbollit. Në fund, FIFA e UEFA nxisin bashkëpun

imin mes qeverisë dhe FSHFSË për të gjetur një zgjidhje të menjëhersh­me për kthimin e futbollit, duke theksuar edhe se zhvillimet dhe sukseset e FSHF-SË do të kenë vazhdimësi edhe me mbështetje­n e dy qeverive të futbollit. LETRA E PLOTË

"I dashur sekretar përgjithsh­ëm,

Jemi vënë në dijeni të letrës i suaj të datës 21 shtator 2020 në lidhje me situatën e Kategorisë Superiore në Shqipëri dhe vendimin për të bojkotuar nisjen e sezonit 2020-'21.

Ne e kuptojmë se ky vendim, i cili mbështetet nga FSHF-JA, vjen si pasojë e refuzimit aktual të qeverisë shqiptare për të miratuar një sërë reformash kryesore në kuadrin ligjor, që prek klubet e futbollit profesioni­st në vendin tuaj.

Siç e dini, FIFA dhe UEFA në përgjithës­i inkurajojn­ë krijimin e një kuadri rregullato­r kombëtar gjithëpërf­shirës, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. Rëndësia e ruajtjes së një marrëdhëni­eje të ngushtë dhe konstrukti­ve të punës midis organeve të futbollit dhe autoritete­ve qeveritare (në përputhje me të drejtat dhe përgjegjës­itë e tyre përkatëse) nuk ka nevojë të mbivlerëso­het. Kjo vlen veçanërish­t për sfidat e pashembull­ta që ka përjetuar futbolli si rezultat i ndikimeve të 'COVID-19'. Këto sfida kërkuan - dhe vazhdojnë të kërkojnë - një nivel të jashtëzako­nshëm bashkëpuni­mi.

FIFA dhe UEFA nxitin qeverinë shqiptare dhe FSHFNË të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të mëtejshme. Në këto kohë të vështira, fuqia e futbollit për të sjellë gëzim, frymëzim dhe shpresë për njerëzit duhet të mbështetet plotësisht.

Së fundmi, ne e shfrytëzoj­më këtë mundësi për t'u dhënë një vlerësim të veçantë sukseseve të fundit të FSHFSË në fusha shumë të rëndësishm­e, si zhvillimi i futbollit të fëmijëve, infrastruk­tura, futbolli i femrave, zhvillimi teknik dhe menaxhimi i mirë.

Ne shpresojmë të punojmë ngushtësis­ht me ju për të mbështetur edhe më tej zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Ju mund të mbështeten­i në mbështetje­n tonë absolute për përpjekjet tuaja.

Ne qëndrojmë në dispozicio­nin tuaj të plotë nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë të mëtejshme", citohet në letrën që FIFA dhe UEFA kanë sjellë në zyrat e FSHF-SË në lidhje me bojkotimin e futbollit.

 ??  ?? Faksimile e letrës që FIFA e UEFA i kanë dërguar dje FSHF-SË për bojkotin
Faksimile e letrës që FIFA e UEFA i kanë dërguar dje FSHF-SË për bojkotin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania