Panorama Sport (Albania)

Muçi, në skenë del Jang Bojsi

Lokomotiva e Zagrebit pranë blerjes së Ismajlgeci­t, ja prapaskena­t me mbrojtësin

- OLSI AVDIAJ

Ernest Muçi mund të kalojë te Jang Bojsi ose të paktën kështu përflitet në ambientin bardheblu. Burime të pakonfirmu­ara zyrtarisht bëjnë me dije se lojtari i sulmit është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës së Jang Bojsit. Thuhet se Tiranës për lojtarin i janë afruar rreth 600 mijë euro. Një shumë e madhe, në krahasim me të gjithë ofertat që u kanë ardhur bardhebluv­e në tavolinë. Si fillim, nuk dihet nëse shuma është e saktë, ndërsa nga ana tjetër Tirana nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo jo futbollist­in bardheblu. Fakt është që Tirana nëse shet lojtarin, do të mbetet pa sulmues. Albion Avdijaj është transferua­r në tribunë ndeshjen e fundit me Jang Bojsin dhe nuk është grumbullua­r as në 18-shen zyrtare. Kjo do të thotë se nuk është në planet e Tiranës. Derrik Sasraku nuk dihet se në çfarë gjendjeje është dhe në këtë prizëm, bardheblut­ë nëse shesin lojtarin, mund të humbasin shumë dhe do të përballen me një repart të boshatisur.

SULMUESI - Ernesti me pak minuta ka ditur të shënojë golat e tij, madje duke qenë golashënue­s në derbi, ashtu si Kordeiro në krahun tjetër. Në ndeshjet e Europës ka shkëlqyer. Nuk ka shënuar, por paraqitja në sfidën me serbët i ka çuar kuotat në 500600

mijë euro për kartonin. Skuadrat që e duan janë disa. Ndoshta në fund do të ketë një largim për një aventurë europiane. Le të shohim...

KONTRATA - Tirana dhe përfaqësue­si i Ernest Muçit prej ditësh kanë diskutuar për kontratën e re të sulmuesit bardheblu. Për momentin

gjithçka ka mbetur në vend, pasi dy palët do të presin për ndonjë marrëveshj­e deri në fund të merkatos. Pra, nëse do të ketë një shitje të Ernestit në një nga skuadrat që paguan më shumë për kartonin e tij dhe që plotëson dëshirat e të gjitha palëve në lojë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë

do të ketë një marrëveshj­e. Gjithsesi, për momentin palët janë duke diskutuar. Muçi, edhe pse është titullari i skuadrës, ka edhe një vit kontratë me Tiranën. Nëse nuk rinovon, mund të largohet me parametër zero. Ama flasim për një të ardhme, sepse tani sulmuesi është pa dyshim titullari i skuadrës bardheblu në repartin e avancuar dhe prej tij priten golat e mëdhenj.

ISMAJLGECI - Një tjetër lojtar në orbitën e merkatos është edhe Marsel Ismajlgeci. Mbrojtësi i krahut të majtë, me sa duket, pëlqehet në Kroaci. Ai mund të firmosë këto ditë me Lokomotivë­n e Zagrebit, skuadrën që ka në grup disa shqiptarë të tjerë. Me sa është kuptuar, Lokomotiva mund ta blejë shqiptarin, por nuk do ta marrë menjëherë në ekip. Ai do të bashkohet me kroatët ndoshta në janar apo në qershor, duke luajtur një sezon të plotë si titullar. Shuma e menduar e shitjes është të paktën 150 mijë euro. Lokomotiva ka tentuar edhe lojtarë të tjerë te Tirana, siç është Jurgen Çelhaka, por nuk ka pasur marrëveshj­e. Nëse Ismajlgeci firmos me Lokomotivë­n, ai do të jetë shqiptari i radhës që bashkohet me ekipin kroat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania