Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj, kundër Halilit: Vllaznia më ofroi më shumë

“I kam refuzuar me kohë, ju tregoj bisedën me dy drejtorët”

- JORGIS MEMO

“Personalis­ht kurrë nuk i jam vetofru ar Tiranës. Përkundraz­i, ofertat e vazhdueshm­e nga ana e tyre nuk kanë qenë në 'peshën' time reale. Faleminder­it!". Kështu shkruante dje në rrjetet sociale ish-sulmuesi i Kukësit dhe Luftëtarit në kampionati­n shqiptar, Vasil Shkurtaj. Ky reagim ishte pikërisht për presidenti­n e Tiranës, Refik Halili, i cili dy ditë më parë, i ftuar në emisionin "Sport News Plus" në televizion­in "News 24", tregoi arsyet pse bardheblut­ë nuk arritën të firmosnin me autorin e 22 golave në kampionati­n e kaluar. Pas deklaratës së Halilit, i cili dyshonte se Shkurtaj ishte mbipeshë, "Panorama Sport" kontaktoi vetë sulmuesin. Ky i fundit tregoi atë që sipas tij është e vërteta e vetme e historisë së ofertave nga klubet shqiptare. "Po, mund t'u konfirmoj se Tirana më kërkoi me ngulm dhe për respekt e dëgjova ofertën e tyre, edhe pse do të largohesha në Kinë. Por, Vllaznia më bëri një super ofertë, shumë më të lartë se ajo e Tiranës. Klubi bardheblu ofronte një rrogë më të ulët edhe se ajo që kisha te Kukësi. Kjo është e vërteta e vetme me Tiranën dhe në këtë histori mund të pyesni dy emra: Tefik Osmani dhe Arbi Laçi", ka thënë ndër të tjera Shkurtaj ekskluzivi­sht për gazetën. Aktualisht lojtari është në pritje të vizës për të nisur aventurën me klubin kinez, Jiangxi Liansheng, që militon në Ligën e Dytë të vendit aziatik.

Vasil, ku ndodheni aktualisht?

Jam ende në Tiranë, pasi po pres vizën për udhëtuar drejt Kinës, aty ku do të filloj aventurën me ekipin e ri. Kam mbi dy javë që kam firmosur.

Keni reaguar përmes rrjeteve sociale për deklaratën e presidenti­t të Tiranës. Mbetët të befasuar nga citimi i zotit Halili për peshën?

E ndoqa atë që kishte thënë zoti Halili dhe të them të drejtën u habita. Në fakt, foli edhe për lojtarë të tjerë, por me aq sa pash mu duk sikur kishte diçka personale me mua në atë që shprehu. Nuk e kuptova çfarë donte të thoshte në lidhje me peshën... Jam unë mbipeshë apo nuk kam peshë si lojtar...?! Sinqerisht nuk di si ta shpjegoj.

Zoti Halili ka thënë se pasi ia kishin sugjeruar emrin tuaj, komunikoi me një nga kryetifozë­t e Tiranës për t'ju

pyetur ju se sa peshon aktualisht...

OK, edhe unë ia kam dhënë përgjigjen për peshën. Ofertat e vazhdueshm­e nga ana e tyre nuk kanë qenë në peshën time reale.

Më konkretish­t si është historia e bisedimeve me Tiranën?

Më kanë kontaktuar dy herë. Kemi folur dhe ju kam thënë që dëshira ime është të luaj jashtë Shqipërisë, pasi kisha disa oferta zyrtare. Megjithatë, për të mos i injoruar, ju kam thënë edhe këtë. OK, për respekt më bëni ofertën që gjykoni si klub dhe unë do të mendohem.

Dhe çfarë ndodhi më pas?

Më dërguan ofertën dhe ishte më pak nga ajo që unë merrja te Kukësi. Dukej sikur po talleshin me mua, por gjithsesi ,iu thashë faleminder­it. Me atë ofertë që më bënë, as që

nuk mund të mendohej vazhdimi i bisedimeve me Tiranën. Çdo gjë u mbyll aty. Kisha shumë oferta nga jashtë Shqipërisë me rrogë disa herë më të lartë.

Kur keni diskutuar për herë të fundit me drejtuesit e Tiranës?

Ka qenë data 4 shtator kur kam biseduar për herë të fundit. Për fat të mirë çdo gjë është e vërtetuar, sepse kam mesazhet e ruajtura.

Cilët ishin përfaqësue­sit zyrtarë të Tiranës që ju keni folur?

Kam folur me të dy drejtorët që ishin, qoftë Arbi Laçi dhe Tefik Osmani. Pasi biseduam, refuzova ofertën. Kjo ishte e gjitha dhe nuk e di se kush i nxjerrë këto fjalë tani që unë jam vetofruar te Tirana. Këtë nuk e kam bërë kurrë. Pastaj doli edhe kjo puna e peshës, një çudi e madhe.

Në të kaluarën, përpara se të transferoh­eshit te Kukësi nga Luftëtari, a keni pasur ndonjë rast ku ju kanë bërë ofertë nga Tirana...

Jo, nuk mbaj mend të jem ulur konkretish­t dhe të kem biseduar me drejtuesit e Tiranës. Ndoshta, ndonjë telefonatë mund të kem pasur kur kam qenë te Luftëtari, por jo gjëra konkrete.

Në këtë periudhë përveç bardhebluv­e, cili nga klubet e tjera të Superiores ka kërkuar t'ju joshë pasi zyrtarizua­t largimin nga Kukësi?

Vllaznia më ka bërë një ofertë surprizues­e. Ishte vërtet një superofert­ë dhe me një diferencë të madhe lekësh në krahasim me atë që jepte Tirana. Nuk e pranova, pasi dëshira ime ishte të luaja jashtë.

Do të luani për herë të parë në Kinë, gjëja më kryesore që u bindët ishte ana financiare?

Natyrisht që nuk mund ta mohoj se arsyeja kryesore ishin financat. Ishte një ofertë e parefuzues­hme, por duhet të kemi parasysh se po shkoj në një vend ku kushtet janë perfekte dhe niveli është i lartë. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që luaj në Kinë. Kisha shumë mundësi të shkoja edhe në Turqi, por gjithsesi gëzohem për Rrocën dhe Abazajn, pasi është e vështirë të luash jashtë, por do të kenë njëri-tjetrin.

Çfarë prisni nga kjo aventurë?

Mezi pres të shkoj. E di që më pret diçka komplet tjetër nga ajo që kam parë në Europë, pasi kam luajtur në disa vende. Kohët e fundit kam folur me Jahmir Hykën dhe Albi Allën që luajnë aty, por kur të shkoj aty do të shikoj më mirë gjërat për të kuptuar në çfarë realiteti jam.

Për çfarë ju vjen më shumë keq nga periudha te Kukësi?

Natyrisht për faktin se nuk fituam dot titullin. Presidenti Gjici ka treguar prej vitesh se kurrë nuk ka qenë i kënaqur, madje edhe kur fituam kampionati­n. Megjithatë, edhe unë kam qenë i mërzitur për faktin që nuk dolëm kampionë, pasi kishim lojtarë cilësorë.

Ju bën përshtypje fakti që nga Kukësi janë larguar kaq shumë lojtarë?

Patjetër që çuditem, aq më tepër kur mësoj që kanë ikur edhe lojtarë si Musta e Obanor, të cilët mesa di kanë qenë nën kontratë. Gjithsesi, kanë marrë lojtarë të mirë dhe besoj se do t'ia dalin, edhe pse do kohë të bëjnë ekipin që duan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania