Panorama Sport (Albania)

Partizani, Daja terapi sulmit

Braziliani Melo mungon në stërvitje, katër lojtarë përgatiten të diferencua­r nga grupi

- VLADIMIR MEMA

Partizani rikthehet të stërvitet në Elbasan, në "shtëpinë" e tij pranë kompleksit "Pepa". Trajneri Ilir Daja preferon një fushë me bar natyral, për t'iu përshtatur në njëfarë mënyre edhe ndeshjeve të kampionati­t. Situata në kampin e kuq duket e qetë dhe tekniku kryeqyteta­s po përpiqet që të nxjerrë maksimumin nga kontigjent­i që ka në dispozicio­n, duke provuar manovra dhe "terapi ekstra" për të marrë më të mirën nga të tijtë.

PROBLEMET - Përveç kapitenit Alban Hoxha, i cili është i grumbullua­r me Kombëtaren, në seancën e djeshme stërvitore mungoi edhe mesfushori brazilian, Melo, i cili vijon të ketë probleme shëndetëso­re. Ndërkohë, Esin Hakaj dhe Lukas Kardozo nuk u bashkuan me ekipin dhe kryen stërvitje të diferencua­r duke bërë vrapime përreth fushës, ashtu si edhe sulmuesi i ri, Franc Marinaj. Sakaq, në fund të seancës stërvitore edhe sulmuesi Brajan Braun shfaqi shqetësime në këmbë dhe mori shërbimin e stafit mjekësor, por që nuk flitet për ndonjë dëmtim serioz. MANOVRAT - Për të gjetur "formulën" ideale në skuadrën që drejton, Daja është duke provuar shumë lëvizje në ndeshjet dhe për

gatitjet që bën brenda grupit, madje edhe duke përshtatur lojtarët në role të ndryshme. Erald Çinari një herë u provua si mbrojtës i majtë dhe më pas si një pykë i mirëfilltë, për ta parë ku mund ta përshtatë kur të nisin ndeshjet zyrtare. Ndërkaq,

edhe Asani provoi shpesh ndërrimin e krahëve, sa në të majtë edhe në të djathtë. Sa u përket titullarëv­e, as vetë Daja nuk është i qartë 100 për qind dhe në kokën e tij ka shumë dilema që duhet të shuhen para se të nisë sezoni. Edhe në seancën e

djeshme stërvitore tekniku i ngatërroi kartat, duke mos lënë të kuptohet asgjë rreth të preferuarv­e të tij.

TERAPIA - Duket se një nga "hallet" më të mëdha të Dajës është gjetja e golit, ndaj po bën të pamundurën që t'i çojë drejt rrjetës sulmuesit e

tij. Pasi u mbyll stërvitja, ai "urdhëroi" lojtarët e ofensivës, nga të cilët pret të zgjidhin edhe ndeshjen, që të mos zhvishen me pjesën tjetër të grupit, por të vazhdojnë stërvitjen. Kështu, Cara, Solomon, Bardhi, Çinari dhe Mala prisnin krosimet

e Idrizajt dhe Ballës. Aq rëndësi i kushtoi Daja këtij ushtrimi vetëm me këta futbollist­ë, saqë preferoi të qëndronte aty deri në fund. Për më shumë se 20 minuta futbollist­ët provuan me radhë të godisnin portën pas krosimeve nga krahët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania