Panorama Sport (Albania)

Lorenco Vila: Këtë vit jemi për titull, ja tre rivalët e Teutës

Mesfushori: Situatë absurde, duhet të ishin luajtur 5 javë

- ZAMIR QYPI

Mesfushori i Teutës, Lorenco Vila, i cili aktualisht është një nga lojtarët më të rëndësishë­m te blutë, e quan jonormale situatën aktuale pa futboll të luajtur. Sipas Vilës, Teuta këtë sezon do të jetë pretendent­e dhe kjo buron nga paraqitja që bëri ekipi në Europë, si dhe ndërhyrjet që klubi ka bërë në merkato. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Lorenco Vila pohoi se titulli i Teutës varet nga ajo që ekipi do të tregojë në fushë. Futbolli vazhdon bojkotin, çfarë ndikimi ka kjo te një ekip dhe një lojtar? Realisht është një situatë jashtë normales, pasi tani duhet të ishte java e 5-të. Ndikimi është i madh se kur nuk ka aktivitet zyrtar, por vetëm ndeshje miqësore, nuk je në ritëm si lojtar. Gjithashtu, edhe për klubin kjo situatë ka anët e saj negative. Shpresoj që pas angazhimev­e që kanë ekipet kombëtare tani të nisë kampionati. Te Teuta janë afruar vërtet lojtarë cilësorë. A do të guxonte Vila të thoshte "Po, jemi për titull"? Ekipi në përgjithës­i ka bërë shumë mirë në miqësore, por edhe në Europë. Në përgjithës­i, Teuta ka bërë një ekip shumë të mirë dhe merkato cilësore. Ndaj, e meritojmë të dalim kampion, por duhet treguar në fushë jo me deklarata në media. Ekipi është i gjithi i dubluar dhe rrjedhimis­ht konkurrenc­a është shtuar. Çfarë do të thotë kjo për ju? Konkurrenc­a i ka bërë mirë ekipit. Nëse ke pretendime madhore, duhet të kesh realisht dy ekipe, pasi kampionati është i gjatë, si dhe duhen përfshirë edhe dëmtimet apo pezullimet. Pra, ku ke çdo sektor të dubluar, edhe pretendime­t janë të mëdha. Pas një faze përgatitor­e të stërgjatë, a është gati Teuta për të zbritur në fushë? Realisht ne jemi në ritëm pasi kemi luajtur edhe në Ligën e Europës dhe nuk besoj se do të përbëjë problem pjesa për të zbritur në fushë. Rëndësi ka që të mos kemi dëmtime dhe të jemi në tonus. Teuta është gati. Mungesa e Kallakut do të ndihet apo është plotësuar boshllëku? Cilësitë që ka një lojtar si Kallaku dihen dhe ishte humbje për ne, por me afrimet e bëra dhe me kontingjen­tin që kemi, besoj dhe shpresoj ta kemi plotësuar atë boshllëk. Kur shikoni merkaton e bërë, cilin ekip e konsideron­i si rival gjatë kësaj gare, që akoma nuk ka nisur? Rivalët e përhershëm do të jenë në lojë deri në fund, por do të përmendja skuadra si: Tirana, Kukësi dhe Laçi. Ne duhet të bëjmë mirë që në fillim dhe të mundohemi të ruajmë ecurinë. Unë besoj se do të jetë një kampionat i fortë dhe i hapur deri në fazën e tretë, ku edhe do të ndahen pretendime­t. Megjithatë, e theksoj që Teuta nuk heq dorë nga pretendimi për të fituar titullin kampion.

 ??  ?? Lorenco Vila dhe Bllagoja Todorovski
Lorenco Vila dhe Bllagoja Todorovski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania