Panorama Sport (Albania)

Kapiteni i Vllaznisë: Si u infektova me Koronaviru­s

“Dhimbje koke dhe temperatur­ë, pse e prisja të isha pozitiv”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia po kalon ditë ankthi, pasi “COVID-19” ka prekur lojtarët kuqeblu. Një prej tyre është kapiteni Erdenis Gurishta, i cili prej tetë ditësh është në regjim shtrati, duke zbatuar këshillat e mjekëve. Duke qenë jashtë fushave të stërvitjes, lojtari shkodran është rënduar psikologji­kisht. Megjithatë, më e rëndësishm­e në këtë moment është fakti se gjendja e tij është e stabilizua­r dhe pa ndonjë problem shqetësues. Dje mbrojtësi shkodran ka rrëfyer ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” ndjesitë e kësaj periudhe të pazakontë për të. Nga momenti kur nuk u ndje mirë dhe deri tek dita kur mësoi se kishte rezultuar pozitiv . “Isha i përgatitur për të pritur përgjigjen që nuk dëshiroja, pasi një doktor pasi më kontrolloi, më tregoi se me 90 % isha i prekur me Koronaviru­sin”, tregon ndër të tjera Gurishta.

Erdenis, kur i ndiet shenjat e para të Koronaviru­sit dhe çfarë menduat?

Shenjat e para ishin pas ndeshjes miqësore që zhvilluam me Kukësin një javë më parë. Kisha temperatur­ë dhe dhimbje koke. Në fakt, mendova se do të jem ftohur, por me kalimin e ditëve kisha kollë të thatë dhe humbje të shijes. Aty mendova vërtet se mund të jem i infektuar me

“COVID”.

Ku mendoni se mund të jeni infektuar, e keni një ide?

Duke qenë se jemi në kontakt çdo ditë më shumë njerëz apo edhe në lëvizje, të them të drejtën nuk e kam idenë se ku mund të jem infektuar.

Jemi në një moment ku virusi është përhapur shumë, prandaj dhe nuk di çfarë të them ose më saktë ku mund të jem infektuar.

Si ishin ditët kur prisje përgjigjen e tamponit?

Të them të drejtën, pasi bëra tamponin, shkova bëra edhe një grafi. Doktori më tha që 90 % je i infektuar me “COVID-19”. Pra, përpara se të më njoftonin, unë isha i përgatitur për përgjigjen që do të merrja. Në këto kushte, më lajmëruan se kisha rezultuar pozitiv.

A ndiheshit i frikësuar?

Isha i frikësuar vetëm për pjesën e familjarëv­e, sepse duke jetuar në një shtëpi, mendoja se do të infektohes­hin dhe pjestarët e tjerë. Personalis­ht nuk kisha ndonjë frikë.

Po në momentin që ju komunikuan se rezultuat pozitiv, cili ishte reagimi?

Siç e thashë edhe më sipër,

unë e prisja të isha pozitiv, sepse kisha shumë shenja që janë simptoma të Koronaviru­sit. Normalisht që nuk u ndjeva mirë, por tani besoj se më e keqja ka kaluar.

Aktualisht si është gjendja juaj shëndetëso­re?

Për momentin jam duke marrë disa ilaçe dhe gjendja ime po përmirësoh­et. Besoj dhe shpresoj se për pak ditë do të jem totalisht mirë dhe i gatshëm për të vazhduar stërvitjen.

Kur parashikon­i se mund të ktheheni në fushë?

Pavarësish­t se ne futbollist­at nuk jemi mesuar të qëndrojmë asnjë ditë pushim dhe kjo periudhe po më duket shumë e gjatë pa stërvitje, mendoj se shëndeti është para sportit në këto momente. Shpresoj që javën tjetër do të jem i gatshëm të rifilloj stërvitjen, sapo të kryej 14 ditët e detyrueshm­e për karantinim­in.

 ??  ?? Fizioterap­isti, Haxhaja dhe kapiteni Gurishta
Fizioterap­isti, Haxhaja dhe kapiteni Gurishta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania