Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi Mandiangu lodh klubin, më shumë i dëmtuar se në fushë

Gjermani mund të largohet nga shkodranët

- A.URUÇI

Një tjetër lojtar i ardhur gjatë merkatos bëhet çështje te Vllaznia. Pas largimit të mbrojtësit brazilian, Kasius Vinicius, mësohet se drejtuesit e klubit mund të prishin kontratën edhe me sulmuesin gjerman Kristofer Mandiangu. Lojtari me kombësi kongoleze erdhi me shumë bujë në Shkodër, por më tepër është parë në infermieri se sa në fushë. Sulmuesi i krahut ka qenë një preferencë e vetë trajnerit, Tomas Brdariç, i cili e njeh mirë futbollist­in dhe ka kërkuar nga klubi që ta afrojë te Vllaznia. Mirëpo, problemet e shpeshta fizike kanë bërë që e ardhmja e tij në klubin shkodran të vihet në pikëpyetje. Gjatë fazës përgatitor­e Mandiangu

ka qenë në dispozicio­n të trajnerit për të kryer stërvitje me grupin jo më shumë se dy javë. I prezantuar në fund të muajit gusht, gjermani pësoi një dëmtim në miqësoren me Teutën dhe që prej asaj ndeshjeje nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin Brdariç. “Panorama

Sport” mëson se në ditët e fundit lojtarit i janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Madje, enkas me problemin e tij është marrë fizoterapi­sti Ilirjan Haxhaja. Mandiangu ka pasur inflamacio­n në gjurin e këmbës së djathtë. Pas terapive intensive, katër ditë më parë lojtarit i është bërë edhe rezonanca, e cila ka konfirmuar se gjithçka është “OK” dhe tashmë ai mund të stërvitet normalisht. Tashmë mbetet për t’u parë nëse sulmuesi i krahut do të kap formën dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin. Por, kjo nuk duket se e pengon stafin drejtues që të kërkojë zgjidhjen kontratës nëse nuk shikon shenja përmirësim­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania