Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu i ri, mesfusha në dorë të Marës e Taipit

"Largimet na trembën pak, i marrim ne tani përgjegjës­itë"

- LLAZI SARO

Skënderbeu është trans formuar i gjithi. Skuad ra nuk i ngjan aspak asaj që mbylli sezonin e fundit. Largimet "big" krijuan jo pak boshllëqe, e megjithatë Julian Ahmataj është munduar që të ndërtojë një ekip simpatik. Kampionati që pritet të nisë nga momenti në moment do të ketë të tjerë "liderë". Pritshmëri­të më të mëdha klubi i ka ndaj atyre që tashmë konsideroh­en më të "vjetrit" dhe i tillë është rasti i Uerdi Marës apo Shqiprim Taipit. Dy mesfushorë­t kanë fituar tashmë eksperienc­ën e duhur dhe do të jenë ata që do të kenë barrë më të madhe këtë edicion. Korçari dhe kosovari janë ata që do të dirigjojnë lojën. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", të dy mesfushorë­t tregojnë pritshmëri­të për sezonin e ri si dhe punën e bërë deri më tani nga klubi pas rrjedhjeve masive. Edhe pse janë të rinj në moshë, ata e pranojnë se përgjegjës­itë do të jenë më të mëdha dhe janë gati që të japin gjithçka për t'i mbajtur në nivele të larta korçarët.

MARA

Largimet kanë krijuar jo pak panik në radhët e ekipit dhe këtë gjë e pranon edhe Uerdi Mara. E megjithatë, 21vjeçari saktëson se përpjekjet e bëra nga klubi dhe puna e stafit të ri teknik ia kthyen shpresat Skënderbeu­t. "Të them të drejtën, në momentin e parë kur ikën aq shumë lojtarë, mendova se do të ishte e pamundur që të ishim sërish një ekip. Në vitet e fundit asnjëherë nuk ka pasur largime kaq masive nga Skënderbeu, ndaj e pata këtë ndjesi. Por me kalimin e ditëve situata u bë më e qartë, madje sapo u prezantua edhe trajneri i ri. Normalisht që ky do të jetë një

sezon i ngarkuar dhe tepër impenjativ, pasi ngjeshja do të jetë e pashmangsh­me. Përgjegjës­itë do të jenë më të mëdha, pasi tashmë jemi kthyer në lojtarët më me eksperienc­ë në ekip. Besoj se do të jetë radha jonë që të tregojmë se mund ta mbajmë këtë skuadër

në nivelet që e meriton. Momenti më i vështirë për mua këtë verë ka qenë ndarja nga Jorgo Pëllumbi. Largimi i tij la një boshllëk tek unë, pasi jemi rritur bashkë që në fillimet e futbollit. Por më vjen mirë që e bëri hapin e madh", u shpreh mesfushori.

TAIPI

Për Shqiprim Taipin ky do të jetë sezoni më special i mundshëm. Ai do të ketë shansin që të përballet si kundërshta­r me të vëllanë, i cili pak ditë më parë u zyrtarizua te Kukësi. "Ky sezon do të jetë special dhe mezi pres që të fillojë, pasi do të kemi një derbi brenda familjes. Do të përballem me vëllain tim që është transferua­r te Kukësi, Gjelbrimin. Ne jemi një ekip i ri, por që mund të bëjmë shumë mirë. Këtë e kemi treguar gjithnjë, ne dimë të dalim nga momente të vështira. Trajneri po bën me të vërtetë një punë të shkëlqyer dhe normalisht që kemi besim. I gjithë presioni kalon mbi ne të 'vjetrit'? Do të thosha që na bën mirë. Është momenti i duhur që të marrim përgjegjës­i dhe të jemi bashkë deri në fund për të mirën e Skënderbeu­t", përfundoi 23-vjeçari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania