Panorama Sport (Albania)

Z.duka, qeveria nuk funksionon me sulltanë

- Nga ARSEN HOXHA

Përballë faktit se pjesa dërrmuese e filmave që jepen në ekranet tona televizive janë prodhim turk, duam apo nuk duam ne, jemi të detyruar të ndjekim disa prej tyre, veçanërish­t ata me karakter historik.

Unë personalis­ht ndjek "Sulltanin e Madhërishë­m" dhe do t'ua rekomandoj­a këtë të gjithë miqve të mi. Nëpërmjet ngjarjeve që zhvillohen në këtë film, lehtë kuptohet se ligësia njerëzore nuk ka kufij as brenda pjesëtarev­e të familjes e jo më jashtë saj.

Kemi parë sulltanë që të urdhërojnë edhe prerjen e kokës së tjetrit, pa pasur më përpara një vendim gjyqësor. Por, ndërkohë në mjaft raste kemi parë që vendimet e rëndësishm­e të merren nga këshilli i sulltanit, ku jo në pak raste përballë këtij realiteti Sulltani të tërhiqet nga dëshira e tij.

Thënia juaj e përsëritur shpesh herë se kërkesat tuaja zgjidhen vetëm për 5 minuta nëse kryeminist­ri e dëshiron një gjë të tillë, nëse nuk është e frymëzuar nga këta filma, është pasojë e botëkuptim­it tuaj të kahershëm mbi mënyrën e përdorimit të forcës së pushtetit nëpërmjet autoritari­zmit dhe injorimit të institucio­neve përkatëse të specializu­ara.

Nëse për ato kërkesa që ju dhe Liga Profesioni­ste keni paraqitur, jeni të kënaqur vetëm me një "OK" të Kryeminist­rit, jeni në rregull të kërkoni takim vetëm me të dhe unë ju kërkoj të falur, por nëse ju prisni një vendim të Këshillit të Ministrave, mendoj se jeni thellësish­t të gabuar dhe rruga që keni zgjedhur nuk është e duhura.

Ministrja përkatëse e financës, zonja Dema, zv. Kryeminist­ri Braçe e disa ministra të tjerë kanë paraqitur argumente bindës se në kushtet aktuale, me përjashtim të ligjit të sponsorizi­mit, i cili edhe në parim është i drejtë, të tjerët nuk janë të tillë e për pasojë nuk do të gjejnë mbështetje­n e tyre. Çfarë do të bëjë kryeminist­ri në këtë situatë?

Nëse ju brenda Komitetit Ekzekutiv të FSHF-SË veproni me të njëjtat parime që kërkoni të aplikohen edhe në kryeminist­ri, është e lehtë për t'u kuptuar se deklarimet tuaja janë të gabuara.

Nëse ndodh që te ju vendimet të merren në mënyrë apriori, thjesht nga një urdhër i juaj i detyrueshë­m për të gjithë anëtarët e saj, në kryeminist­ri nuk ndodh kështu, sepse në shtetet demokratik­e gjërat funksionoj­në ndryshe.

“Kemi parë sulltanë që të urdhërojnë edhe prerjen e kokës së tjetrit, pa pasur më përpara një vendim gjyqësor”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania