Panorama Sport (Albania)

Apolonia pa trajner, ja pse Kolela iku në Itali

Devolli dhe Mërgjyshi dalin në skenë, por tekniku vjen nesër

- BUJAR RAMA

Prej dy ditësh, trajneri i Apolonisë, Xhovani Kolela, nuk ka qenë në Fier dhe menjëherë kanë filluar të qarkullojn­ë hamendësim­et për një largim të mundshëm të tij nga pankina fierake. Madje ka pasur aludime edhe për pasardhësi­t e mundshëm të italianit, ku ka qarkulluar emri i Bledar Devollit, ish-trajner i Luftëtarit, Kamzës, KEK-UT (Kosovë), Tomorit, Kastriotit dhe Tiranës U-19, aktualisht pa skuadër. Por nuk janë të paktë zërat edhe për një rikthim të Artan Mërgjyshit, trajnerit që e ngjiti Apoloninë në Kategorinë Superiore, por që u dorëhoq në fillim të shtatorit, ku, sipas Mërgjyshit, klubi nuk i respektoi kontratën për dyfishimin e pagës. Gjithsesi, në lidhje me mungesën e Kolelës, "panorama Sport" kontaktoi me klubin fierak dhe administra­tori Olsi Bregu sqaron situatën, duke mohuar të gjitha dyshimet për ndonjë largim të mundshëm të trajnerit italian. "Është absolutish­t e pavërtetë, janë fjalë në ajër të gjitha ato që thuhen për trajnerin tonë. E vërteta është se trajneri Kolela është larguar me leje për çështje të disa dokumentev­e dhe të

mërkurën ai do të kthehet sërish, për të qenë në krye të skuadrës. Mua më vjen keq që përhapen thashethem­e të tilla, pa asnjë bazë e ca më tepër që lakojnë edhe emra trajnerësh si pasues të tij. Kjo gjë nuk është korrekte, është thjesht "fake" dhe nuk i shërben askujt. Me trajnerin Kolela ne kemi një kontratë dhe nuk ka as logjikë si ta largojmë apo si të vetëlargoh­et një trajner me vetëm një muaj në krye të skuadrës, kur ende nuk ka filluar aktiviteti zyrtar. Pra, për të larguar çdo hamendësim, po ju them se Kolela mbetet trajneri ynë dhe ne shpresojmë

që Apolonia të vazhdojë me të deri në fund, duke përmbushur objektivat e përbashkët­a", ka folur ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" administra­tori i Apolonisë, Olsi Bregu.

"KUQEZIU" I RADHËS

Ksement Mehmeti është një nga emrat e rinj që trajneri Alban Bushi e ka grumbullua­r për Kombëtaren U-21. Mesfushori fierak ka marrë ftesën për të qenë në listën e ekipit Shpresa, në kuadër të miqësores me Slloveninë. 21-vjeçari i Apolonisë nuk vjen rastësisht në këtë ftesë, por ai është vëzhguar gjatë nga trajneri Bushi dhe stafi i tij. Veç Mehmetit, nga

Apolonia janë thirrur për këtë miqësore edhe portieri Romeo Harizaj, si dhe Redon Mihana, ndërkohë që është lënë jashtë kësaj liste kapiteni fierak, Eljon Sota, që ka qenë pjesë e skuadrës U-21 përpara kësaj miqësoreje.

GANEZËT

Benjamin Agyare, Kofi Jeboah dhe Bernard Artur janë 3 futbollist­ët ganezë të federuar nga Apolonia, por që ende ndodhen jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve nga klubi fierak, procedurat për të tre lojtarët po shkojnë drejt mbylljes dhe ata pritet të mbërrijnë në Fier gjatë kësaj fundjave. Qendërmbro­jtësi Agyare, 26 vjeç, është aktivizuar vetëm në Ganë, me skuadrat "Heart of Lions" dhe "Hearts of Oak"; mesfushori i qendrës Kofi Jeboah, 25 vjeç, ka luajtur në Ganë dhe në Liban, njëherësh edhe me kombëtaren Gana U-20, ndërsa sulmuesi i majtë, Bernard Artur, mund të luajë edhe në qendër të ofensivës. Ai është 23 vjeç, ka luajtur në Ganë, Tanzani dhe Algjeri, si dhe me kombëtaret U-17, U-20 dhe U23 të Ganës, duke spikatur si shënues, pasi ka realizuar 12 gola në 22 ndeshje ndërkombët­are për përfaqësue­set e moshave të Ganës.

 ??  ?? Trajneri Kolela gjatë një stërvitjej­e të Apolonisë
Trajneri Kolela gjatë një stërvitjej­e të Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania