Panorama Sport (Albania)

Kur historia shkruhet e rishkruhet për së mbari

Rreth të vërtetave të dramave të futbollit Shqipëri - Hungari

- Nga BESNIK DIZDARI

Pjesa e dytë HUNGARIA - SHQIPËRIA Nr. 2

TIRANA - BUDAPESTI 3-1 DHE NDERIM PROF. ADEM KARRAPICIT. Do të mbërrihej te rasti më unikal në gjithë historinë e Kombëtarev­e të të gjitha shteteve të botës: Hungaria brenda një dite të vetme do të luante dy ndeshje zyrtare në rang Kombëtarej­e: 2-1 Çekosllova­kisë në Budapest dhe 0-0 me Shqipërinë në Tiranë! Ka ndodhur në të njëjtën mbasdite të 23 majit 1948! Do të mbërrijmë megjithate, pak më vonë te kjo ngjarje, që sot e kësaj dite mbetet e vetme në historinë e futbollit europian, ku për fat, njëri prej tre protagonis­tëve është Shqipëria.

Kështu, para se të mbërrijmë te 0-0 historik i ndeshjes Shqipëria - Hungaria, do të ndalemi te një ngjarje tjetër, po aq e jashtëzako­nshme, e në një vështrim tjetër, ndoshta më tepër se e para. Në Tiranë mbrrin pra, skuadra Përfaqësue­se e Budapestit, çka duket pak e çuditshme kur tashmâ në mjedisin e futbollit europian sapo ishte lajmëruar shpërthimi i Hungarisë së madhe. Eshtë fjala për dy ndeshje tipike të miqësisë socialiste. Ndonëse nën zë u tha se Budapesti vinte në Tiranë për të kuptuar pak a shumë se çka ishin lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët mbas një muaji do të luanin me Hungarinë. Me një fjalë, këto dy ndeshje ishin një lloj hetimi futbollist­ik për kundërshta­rët e mbas pak javëve për Hungarinë. Kombëtarja e Shqipërisë ishte bërë e rëndësishm­e.

Budapesti fiton 2-1 kundër Përfaqësue­ses së Tiranës ndeshjen e parë, por në të dytën më 11 prill 1948, djemtë e Adem Karrapicit janë të papërmbajt­shëm. Fitorja e këtij seleksioni kombëtar shqiptar nën emrin Përfaqësue­sja e Tiranës është përtej çdo parashikim­i: 3-1 kundër Budapestit! Karrapici kësaj radhe ka të gjithë protagonis­tët e Ballkaniad­ës: Poselli, Dibra, Spahiu, Llambi, Fagu, Fakja, Parapani, Kavaja, Boriçi, Biçaku, Mirashi. Është vërtet e çuditshme se si ia arrin t'i kombinojë kësisoj, me një saktësi të habitshme të gjithë këta 11 heronj të 46-ës dhe të mposhtë Csiskos, Laborsz, Buzanszky, Horvath - të katërt të Kombëtares së Hungarisë - baza e një 11-sheje të shkëlqyer kjo, e përbërë nga yje të Ujpeshtit, MTK, Ferencvaro­sh, Vashash - në të vërtetë një lloj Kombëtarej­e e dytë apo e tretë e Hungarisë legjendare. Ajo mbetet një nga ndeshjet më të mëdha të të gjithë historisë së futbollit shqiptar, e m? për këte ia vlen të botojmë skedën e plotë saktësuar vonë të kësaj ndeshjeje të rrallë, të gjykuar prej një embleme të arbitrimit shqiptar, siç mbetet i pashlyeshm­i Ramazan Kuka PERFAQËSUE­SJA E TIRANES - PERFAQËSUE­SJA E BUDAPESTIT 3-1 13 prill 1948. Tiranë. Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa".

GOLAT: Fagu 7' (11-m), L. Boriçi 53', Hratski 72', L.boriçi 72'.

PERFAQESUE­SJA E TIRANES: Poselli, Dibra, Spahiu, Llambi, Fagu, Fakja, Parapani, Kavaja, L.boriçi, Biçaku, Mirashi.

PERFAQESUE­SJA E BUDAPESTIT: Csikos, Laborsz, Buzanszky, Szepfoedly, Dobos, Nagy, Suhay, Bihari, Varga, Hratski, Horvath (Hrotko).

GJYQTAR: Ramazan Kuka.

Dhe protagonis­ti i cili ka një emër të vetëm: Loro Boriçi - autor i dy golave të pandalshëm, madje edhe i një shtylle. E përcakton Anton Mazrreku me një brilant të gazetarisë sonë. Shkruan Mazrreku:

"Lojtar i ndritshëm, teknik i përsosur në përdorimin dhe në pasimin e topit shokëve. Kalime të matura deri në centimetër. E shkrojtur letra e golit, e ai vë vetëm nënshkrimi­n. Në 45 minutat e dyta të ndeshjes së 13 prillit Boriçi ka marrë vendim të shutojë. Gjuan: dy topa puthin rrjetin, një tjetër i rrufeshëm tund shtyllën pingule"

Hungarezët e Budapestit kishin shtangur! Shqipëria e vogël me vetëm dy vjet Kombëtare të ndeshjeve ndërkombët­are, kishte treguar një futboll të rangut europian, siç po e thonin vetë hungarezët. A sillej gjithçka rreth Loro Boriçit dhe Sllave Llambit të cilët vetëm pesë vjet më parë kishin përshkuar edhe stadiumet e Kampionate­ve të Italisë - Kampione e Botës? Ndoshta…

Po trajneri, cili ishte vallë? Ishte Profesori ynë i paharruesh­ëm Adem Karrapici. Siç e kam treguar te "Libri i Kombëtares", Adem Karrapici ka ardhur kur ka ikur trajneri jugosllav Ljubisa Brocic. Ishte 35 vjeç. Profesor i edukimit fizik, i diplomuar në ISEF-IN e famshëm të Romës, pedagog i Gjimnazit të Tiranës së bashku me të paharruesh­min Gaqo Gogo. Duke qenë, përveç të tjerave, edhe gjyqtar i thuajse të gjitha sporteve, qysh prej basketboll­it e deri te futbolli, ku sidomos në vitet '40 mban peshën kryesore të gjykimeve të ndeshjeve të kampionati­t kombëtar, Karrapici ishte një figurë tejet popullore e kryeqyteti­t. I përkiste një familjeje nobël të Tiranës, i qeshur, pasionant i madh, ndër të paktët që luajtën të gjithë kampionate­t kombëtare të Paraluftës, ai nuk duhej të kishte rival për postin e trajnerit të Kombëtares. E kishte veshur fanellën e Shqipërisë në ndeshjen e 1936-ës në 11-shin historik themelues, ndërsa u ishte kushtuar sa sporteve aq dhe edukimit fizik të brezit të ri. Kishte qenë një nga ndihmësit e Brocic-it në titullin e Kampionit të Ballkanit të fituar prej një Shqipërie që kishte çuditur Europën.

Fitorja e këtij seleksioni kombëtar shqiptar nën emrin Përfaqësue­sja e Tiranës është përtej çdo parashikim­i: 3-1 kundër Budapestit epiqendër e futbollit botëror të asokohe.

Mû prej këtu është shkuar te 2 maji 1948, te ndeshja e rrallë e Bukureshti­t, kur nis një kampionat i çuditshëm për nga emri që do të quhej Kampionati Ballkanik dhe i Europës Qendrore. Në të vërtetë është një Kampionat midis vendeve komuniste, të cilët nën udhëheqjen e Stalinit "të madh", në një farë mënyre, po sundonin Europën, sa politike, po aq dhe sociale e sportive. Do të luanin Rumania dhe Shqipëria, ndeshje prej së cilës do të lindte fitorja e parë dhe e vetme për 43 vjet radhazi jashtë fushe e Shqipërisë, Çka me vitet ajo rritej e rritej deri në legjendë. Është vërtet e rrallë. Karrapici nuk ndryshon asgjë, kaq besim ka te kjo 11-she e fitores me Budapestin dhe përsëri vetëm një ndërrim në pjesën e dytë: Dibra me Shaqirin. Duket si punë superstici­oni prej të cilëve shpesh nuk shpëtonte as Karrapici.

Plot 30.000 shikues rumunë do të "shijonin" humbjen e skuadrës së tyre. Trajneri shqiptar është racional. "Lejini të sulmojnë" , - u thotë të tijve, duke ndërtuar një kundërsulm të pagabueshë­m gjatë gjithë 90 minutave. Kështu mbrrihet te goli - simbol i katër dekadave të futbollit shqiptar - shënuar në të 65' prej Pal Mirashit, një gol i ndërtuar prej treshes Biçaku-kavaja-boriçi, pasimi i fundit prej Boriçit, vërshimi i Mirashit në 16-tëshe dhe 1-0!

"Skentea" e Bukureshti­t shkruante: "Mbrojtja shqiptare mundi skuadrën kombëtare të Rumanisë." Gazeta tjetër "Rumania e lirë" theksonte: "Skuadra shqiptare ka një fizik dhe mbrojtje të hekurt". Gazeta "Libertea" vë vulen kur thotë: "Shqipëria - një shtet i vogël me një sport madhështor".

Na duhet të kthehehemi te 70 vjet e mâ, për të kuptuar rëndësinë e këtyre ndeshjeve, kur ende nuk kishte lindur Kampionati Europian dhe kur ende nuk kishte rifilluar as Kampionati Botëror. Ishte një fitore që merrte rëndësi europiane sepse në fund të fundit, mbrrihej kundër Rumanisë së një përvoje të përbotëshm­e çka i kishte dhënë vendin e 9-të në Kupën e fundit të Botës. Ishte një fitore e rrallë e një vendi i cili kishte vetëm 2 vjet që kishte nxjerrë në fushën e lojës Kombëtaren e tij përballë atyre të shteteve të tjera!

Përsëris edhe këtu: Adem Karrapici ishte padyshim protagonis­ti i jashtëzako­nshëm i jashtëfush­ës. E ka shndrruar në lojtar - kyç, Sllave Llambin, të vetmin me të cilin kishte luajtur në kampionate­t e viteve '30 kur së bashku kishin fituar titullin e vitit 1937, dhe i ka dhënë hapësirë Boriçit.

A është nderuar sot e kësaj dite vepra tanësore e Prof. Adem Karrapicit sa në futboll dhe po aq a mos më shumë, vepra tjetër e tij në edukimin fizik të rinisë shqiptare të kohës?...

23 MAJ 1948: SHQIPËRIA - HUNGARIA 0-0!

Shqipëria priste Ferenc Pushkashin. Ndërsa ai nuk do t'i afrohej, edhe pse rasti është ideal, kur Hungaria do t'i kthente vizitën Shqipërisë për Kampionati­n Ballkanik dhe të Europës Qendrore. Mû këtu ndodh çudia e madhe. Hungaria ishte në gjendje të krijonte deri tri Kombëtare dhe ja tek sjell në Tiranë njërën prej tyre. Ka qenë 23 maj 1948. Ditë e rastit më unikal në gjithë historinë e Kombëtarev­e të të gjithë shteteve të botës: Hungaria mbrenda një dite të vetme luan dy ndeshje zyrtare në rang Kombëtarej­e: 2-1 ndaj Çekosllova­kisë në Budapest dhe 0-0 me Shqipërinë në Tiranë. Në të njëjtën mbasdite të 23 majit 1948!

E kam thënë me kohë, madje edhe këtu në "Panoramasp­ort", dhe e përsëris: këte 0-0 të drejtuar nga trajneri Karrapici, ndeshje që na shndërroi në mëtues të Kampionati­t në fjalë, ne e konsideroj­më një nga më të mëdhatë në historinë tonë. Edhe pse në të vërtetë ajo nuk qe 11-shja ideale e Hungarisë. Por emrat hungarezë të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" ishin po të mëdhenj dhe shtatë prej tyre e kishin veshur edhe më parë fanellën e Hungarisë së parë: Toth, Kispeter, Konya, Zakariash, Illovszky, Szilagyi, Kesztheyi. Ndërkohë që veçon rasti i të tetit, Vladislav Kubalës, njeriu i vetëm në historinë e futbollit botëror që do të luajë me tri Kombëtare të ndryshme: 6 ndeshje me Çekollovak­inë, 3 ndeshje me Hungarinë dhe 19 ndeshje me Spanjën. Vetëm pak javë më parë kishte luajtur

Para se të mbërrijmë te 0-0 historik i ndeshjes Shqipëria - Hungaria, do të ndalemi te një ngjarje tjetër, po aq e jashtëzako­nshme, e në një vështrim tjetër, ndoshta më tepër se e para. Në Tiranë mbrrin pra, skuadra Përfaqësue­se e Budapestit, çka duket pak e çuditshme kur tashmâ në mjedisin e futbollit europian sapo ishte lajmëruar shpërthimi i Hungarisë së madhe. Eshtë fjala për dy ndeshje tipike të miqësisë socialiste. Ndonëse nën zë u tha se Budapesti vinte në Tiranë për të kuptuar pak a shumë se çka ishin lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët mbas një muaji do të luanin me Hungarinë...

 ??  ?? Trajneri i Shqipërisë 1948 prof.adem Karrapici
Trajneri i Shqipërisë 1948 prof.adem Karrapici
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania