Panorama Sport (Albania)

Hysa: Lushnja emër i madh, dyshe pefekte me Xekën

Lojtari i njohur: S'jam mbipeshë, ambienti është super

- ALBAN ALUSHI

Pas pushimit të fund javës, lushnjarët i janë rikthyer dje terrenit stërvitor. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ka afërsisht dy muaj që përgatitet në kuadër të sezonit të ri dhe ka zhvilluar plot 8 takime miqësore. Afrimi i fundit i verdhejesh­ilëve, sulmuesi i njohur Vilfor Hysa, me shumë përvojë në futbollin tonë, deklaron se Lushnja e ka zënë vendin midis pretendent­ëve për Superioren.

Vilfor, le ta nisim nga ajo që vihet re disi, jeni pak mbi peshë?

Në fakt, ashtu e kam konstrukti­n, nuk është se jam mbipeshë. Normalisht, 2-3 kile më tepër i kam marrë, sepse pushim kam qenë dhe vetëm stërvitje individual­e kam bërë. Jam stërvitur me Roland Peqinin dhe vrapime nga liqenin kam bërë. Te

Lushnja kam vetëm dy javë.

Si ju duket ekipi i Lushnjes, që ka bërë shumë ndryshime?

Në këto dy javë që jam te Lushnja, ambienti më duket shumë pozitiv. Ka harmoni në ekip dhe pas shumë ndryshimev­e, po fillojmë të përshtatem­i me njëri-tjetrin. Po e njohim lojën e njëri-tjetrit dhe do të jemi më mirë.

Mendoni se ju keni gjetur ekipin e duhur dhe Lushnja

sulmuesin e duhur?

Lushnja është një ekip me emër të madh dhe shpresoj të ngjitet aty ku e meriton. Lushnja e ka vendin midis pretendent­ëve për Superiore dhe me kontributi­n tim dhe të të gjithë ekipit, besoj se do t'ia dalim. Jam pjesë e një ekipi cilësor dhe jam shumë i angazhuar për të bërë më të mirën.

Si e shikoni një dyshe sulmuese Hysa-xeka?

E thashë që Lushnja ka një ekip cilësor, me lojtarë me dëshirë dhe impenjim. Xeka është një sulmues shumë i mirë në lojën e ajrit dhe unë me lojën poshtë, mendoj se do të shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Detyra jonë është të përgatitem­i mirë dhe të jemi në dispozicio­ni të profesor Gjylës, që e di më mirë sesi mund të funksionoj­ë.

Ju e patë që në miqësoren me Partizanin kishte një pjesëmarrj­e të konsiderue­shme të publikut lushnjar. Keni një mesazh për të?

Shpresoj që të kemi një kampionat me tifozë. Lushnja ka një tifozeri të zjarrtë që do të na jepte më shumë shtysë, tamam si lojtari i 12-të. Dua t'i falënderoj shumë tifozët e Lushnjës për mbështetje­n, sidomos për duartrokit­jet që mora gjatë miqësores me Partizanin. Një kampionat me tifozë do ta ndihmonte shumë Lushnjën.

 ??  ?? Hysa duke firmosur për Lushnjën
Hysa duke firmosur për Lushnjën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania