Panorama Sport (Albania)

Qeveria dhe sporti “bëhen bashkë”, Napoli e pëson prej... Milanit

De Laurentis kërkon shtyrje të vendimit, kërcënon me KAS

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

J uventus-napoli tashmë është shndërruar në një çështje shtetërore, pas mosprezant­imit të të kaltërve, në "Allianz Arena", sipas kalendarit të Serisë A, të dielën në mbrëmje. Për këtë arsye, në lëvizje është vënë menjëherë dje ministri i Sporteve në Itali, Vinçenco Spadafora, i cili ka pasur dy takime me dy organet "ligjzbatue­se" të futbollit, Ligën e Serisë A dhe Federatën Italiane të Futbollit. Pas takimeve me presidentë­t respektivë, Paolo Dal Pino dhe Gabriele Gravina, kryefjala ka qenë e njëjta, edhe pas lajmeve se ndoshta klubet, me Napolin në krye, mund të kërkojnë një ndryshim të protokolli­t të shëndetësi­së. "Dua të konfirmoj se protokolli është shumë i qartë dhe nuk ka asnjë shans që të ndërrohet. Pa dyshim që ASL-TË (Agjencitë Sanitare Lokale) kanë peshën e tyre në urdhrat që zbatojnë, ndonëse janë nën varësi të CTS-VE (Këshillit Teknik Shkencor Mjekësor), të cilët kanë aprovuar protokolli­n që klubet janë të detyruara të zbatojnë, por edhe ASL-TË duhet të zbatojnë hierarkinë. Me presidenti­n e Ligës Dal Pino bëmë një situatë të panoramës së përgjithsh­me, ndërsa me presidenti­n Gravina folëm edhe për ngjarjen e Juventus-napoli, për të mos krijuar një precedent delikat. A do konfirmohe­t fitorja 3-0 në tavolinë për Juven? Këtë e vendos gjykatësi sportiv, ai është disiplinor­i i sportit", tha Gravina.

PRECEDENTI MILAN Sipas programit, gjykatësi sportiv, i cili duhet të shprehet zyrtarisht për fitoren në tavolinë të Juventusit, duhet të mblidhet ditën e sotme. Nga ana tjetër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka kërkuar që vendimi të mos merret sot, por të pritet të paktën deri në fund të javës, që të ballafaqoh­en të gjitha faktet. Por nëse kjo nuk ndodh, De Laurentis kërcënon se do e apelojë jo vetëm në Itali, por

mund ta çojë çështjen direkt në KAS. Por ndërkohë, një precedent që duket se e vë Napolin me shpatulla pas muri është ai i Milanit... Pikërisht kështu... Pas pozitivite­tit të Ibrës dhe Leas në radhët e kuqezinjve, ASL-JA e Milanos kishte provuar të frenonte kuqezinjtë që të udhëtonin në Krotone, për të luajtur ndes

hjen. Por ndryshe nga ASL-JA e Napolit, ajo e Milanos kontaktoi Ligën e Serisë A për vendimin e saj, por përgjigjja ka qenë që ndeshja të luhet sipas kalendarit dhe në zbatim të protokolli­t. Dhe ky precedent nëse nuk e tremb Napolin, do të jetë karta që Juventusi mund të përdorë nëse nuk i jepet fitorja në tavolinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania