Panorama Sport (Albania)

Federata hap hetim, Napoli nuk aplikoi "Flluskën"

-

Çështja Juventus-napoli nuk duket se do të përfundojë shpejt, ndonëse duke parë zhurmën që është shkaktuar, Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një hetim, mbi korrektësi­në e aplikimit të protokolli­t nga ana e Napolit, pas 3 rasteve (dy futbollist­ëve Zielinski e Elmas dhe një drejtuesi të klubit). Akuza e ngritur së fundmi është se klubi nuk ka vënë në zbatim "Flluskën". Por çfarë është kjo? "Flluska" është sinonimi i karantinës së detyruar dhe të kontrollua­r, e detyrueshm­e për çdo skuadër, pas një rasti me infeksion. "Flluska" detyron që pas një rasti të shfaqur, pjesëtari i prekur duhet të izolohet, por në të njëjtën kohë edhe e gjithë pjesa tjetër e skuadrës duhet të karantinoh­et në një hotel, apo qendër stërvitore (nëse ekziston mundësia për këtë rast), për të mbajtur të kontrollua­r vatrën. Këtë gjë, duket se Napoli nuk e ka bërë, teksa e përditshmj­a më e madhe napolitane, "Il Mattino", të premten e datës 2 tetor, ka fotografua­r në orët e vona të mbrëmjes sulmuesin belg, Dris Mertens, që shëtiste i qetë në rrugët e qytetit, pasi kishte darkuar në restorant. Ky fakt përkon me ditët kur Zielinski ishte shpallur me Koronaviru­s, ashtu sikurse shqiptaro-maqedonasi, Elif Elmas. E gjithë kjo e bën fajtore Napolin për mosrespekt­imin e protokolli­t dhe të "Flluskës". Madje, në orët e fundit është konfirmuar se Napoli ka fshirë edhe disa nga seancat stërvitore nga faqja e saj në "Facebook", ku lojtarët kryenin normalisht seancën, ndonëse nuk ishte dhënë përgjigjja e tamponëve, pas rastit të parë të konfirmuar të Zielinskit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania