Panorama Sport (Albania)

Firmos Kieza, Pirlo ka një sulm... 93-golësh

"I pabesë", 22-vjeçari u nda me ofendime nga Fiorentina

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

A shtu siç ishte parala jmëruar dhe e lehtësuar akoma më shumë nga largimet në huazim të Kostës, Ruganit e De Shiljos, Federiko Kieza është nga dita e djeshme futbollist­i më i ri i Juventusit. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili e kishte arritur prej një viti akordin financiar me kampionët e Italisë, duke qenë se edhe vjet ishte objektiv parësor, ka firmosur dje në orën 17:43 kontratën me Juven.

SHIFRAT - Marrëveshj­a mes Kiezës, Juventusit dhe Fiorentinë­s, përveç 5 viteve kontratë, përfshin edhe një pagë prej 4.5 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse. Ndërkohë, ashtu siç u lajmëruan që në ditën e diel, akordi mes bardhezinj­ve dhe vjollcëve ishte arritur mbi bazën e një huazimi dyvjeçar: 2 milionë euro për sezonin e parë dhe 8 milionë për sezonin e dytë. Gjithsesi, duke qenë se Kiezës i skadonte pikërisht pas dy vitesh kontrata me Fiorentinë­n, sulmuesit iu desh fillimisht të firmoste një rinovim kontrate me vjollcët deri në 2023-shin dhe më pas të nënshkruan­te me Juven (ndryshe klubi nga Firence rrezikonte ta humbte vetëm me 10 milionë euro). Ndërkohë, detyrimi i blerjes së Federiko Kiezës, edhe për 40 milionë euro të tjera (do paguhen në tri këste, brenda 2023-shit) nga ana e Juventusit do të bëhet automatik në rast se plotësohet qoftë një nga 3 kushtet: e para, nëse Juvja i mbyll dy sezonet e ardhshme brenda 4 vendeve të para; e dyta nëse lojtari arrin të luajë 60 për qind të ndeshjeve totale, ku një prezencë do të llogaritet minimalish­t 30 minuta lojë; dhe e treta në rast se lojtari arrin kuotën e 10 golave dhe 10 asisteve, gjatë periudhës së huazimit.

SULM 93-GOLËSH - Kieza, i cili vizitat mjekësore i kreu dhe i kaloi në Firence, për të mos u larguar nga Koverçano, ku është në grumbullim me kombëtaren, nuk është se u nda në paqe me ishtifozët

e tij. Madje një grup i vogël e priti në dalje të klinikës ku kaloi testet dhe menjëherë vërshuan koret ofenduese: "I pabesë, burrë m...", ndonëse sulmuesi "axurr" u ngjit me nxitim në furgonin që i kishte vënë në dispozicio­n Kombëtarja italiane. Ky afrim, pa dyshim që bën shumë të lumtur edhe trajnerin Andrea

Pirlo, i cili e sheh të kompletuar repartin sulmues. Madje, Juventusi dhe "Maestro" mund të krenohen se tashmë kanë në dispozicio­n një sulm 93golësh, duke marrë parasysh se Ronaldo e mbylli sezonin e kaluar me 37 gola; Dibala me 17, Morata me 16, Kulusevski me 10, Bernardesk­i me 2 dhe Kieza me 11 realizime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania