Panorama Sport (Albania)

Vidal motori i Interit, për Konten është jetik

Sensi hyn nga stoli dhe dështon, Eriksen qëndron në stol

- PËRGATITI: LEDIO NASE

Trekëndësh­in po, e kishte konsideru ar. Me shpirtin e Kantesë, edhe pse merkatoja që u mbyll dje, Kantenë nuk ia dhuroi. Atëherë do të duhet të organizohe­t në një tjetër mënyrë. Antonio Konte ka qenë mesfushor dhe si i tillë arsyeton, kur për lojtarët e tij në atë rol thotë: “Po i mësoj të luajnë në të tria pozicionet. Na pret një vit i lodhshëm, duhet të tregohemi polivalent­ë”. Polivalent, siç ishte ai, i dobishëm, vendimtar dhe i domosdoshë­m në çdo fazë e çdo centimetër të fushës. Atë çfarë Konte të dielën mori për një kohë të gjatë nga Barela, Vidal dhe Galjardini, trekëndësh­i që kishte marrë ndeshjen nën kontroll, përpara se t’i shpëtonte nga duart.

DERISA MBAN ARTURO... – Pika e parë: Cilat janë tri pozicionet për të cilat flet Konte? “Shkatërrue­s”, qendror (në rast rikthimi te 3-5-2) dhe pas sulmuesve. Trekëndësh­i i së dielës mbajti deri kur Vidal u detyrua të largohej nga fusha, për limite fizike të

arritura. Kiliani ia la pozicionin Barelës, u vendos përpara mbrojtjes, pas 15 minutash rrëmbeu topin nga këmbët e një kundërshta­ri dhe rinisi aksionin. Atëherë është e mundur, pyeti bota interiste? Vidal është shembulli perfekt i

mesfushori­t polivalent, edhe pse ndjesia është që Konte do ta ketë të vështirë ta heqë nga pozicioni i “shkatërrue­sit”, roli perfekt për Barelën. Konte do ta bëjë shembull në videoanali­zat: interpreti­m perfekt, vazhdimësi rendimenti në

harkun e 90 minutave, dopiofazë për manual.

NOTA TË STONUARA – Megjithatë, në pozicionin e fantazisti­t do të nevojiten Sensi ose Eriksen. Në mesfushën e lëvizshme lexohet edhe ndonjë lajm i keq: Disa raste

të shpërdorua­ra dhe të tjera as të nisura. Për shembull, me një lojtar më shumë, në presingun final, Interi kishte një nevojë të madhe për Sensin, motor gjithmonë i paparashik­ueshëm. U dërgua në fushë për t’i shtuar dinamizëm një mesfushe me muskuj, por shumë shpejt gjithçka shkoi dëm. Kundër Lacios, “tradhtoi” në momentin e nevojës. Do të mungojë në derbi, nuk do të jetë ai personi që Konte do ta vendosë si fantazist kundër Piolit. Treguesit e fundit bëjnë të mendohet se nuk do të ketë shanse as për fantazisti­n tjetër puro: Eriksenin. Me Lacion qëndroi në stol nga fillimi, kur Konte preferoi Barelën. Qëndroi i ulur edhe kur nevojitej të fshihej topi, kur Lacio po fitonte kurajë. Edhe në fund, kur zikaltrit po tentonin në limite përmbysjen si me Fiorentinë­n. Nga pesë zëvendësim­et në gatishmëri, asnjë mundësi për danezin. Ndërkohë që Konte shpërbën dhe rindërton mesfushën, stërvit mesfushorë­t për çdo skenar, Eriksen qëndron jashtë, nuk po gjen sistemim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania