Panorama Sport (Albania)

Interi e mbylli me Darmianin, Eriksen refuzoi Dortmundin

Mbrojtësi transferoh­et nga Parma, zgjedh numrin 36

-

Mateo Darmian është më në fund, nga dje, një lojtar i Interit. Është mbyllur pra me sukses historia e gjatë e merkatos. Mbrojtësi me vitlindje 1989, në fakt, ishte përcaktuar prej kohësh me klubin zikaltër, madje që nga viti i kaluar, kur Darmian iu bashkua Parmës. Në atë rast, Interi u zotua se do ta merrte në një tjetër moment nga klubi verdheblu. Zyrtarizim­i ka ardhur në ditën e fundit të merkatos, me zikaltrit që afruan kështu futbollist­in në huazim (për 2,5 milionë euro) me detyrim blerjeje. Rreth orës 09:00 ndodhej në klinikën “Humanitas” për të kryer pjesën e parë të vizitave mjekësore, të ndjekura nga kalimi klasik në CONI për të mbërritur në selinë interiste në pasdite për firmën në kontratën e re, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro. Për eksperienc­ën e re, Darmian ka zgjedhur numrin 36.

ERIKSEN – Ndërkohë, në qendër të zërave të merkatos ditën e djeshme ishte edhe Kristian Eriksen. Ashtu si pjesa më e madhe e skuadrës, edhe talenti danez ndodhej në listën e shitjeve të drejtuesve zikaltër (pavarësish­t afrimit në skuadër vetëm janarin e kaluar me statusin e yllit) dhe në ditën e fundit të seksionit veror kanë ardhur edhe ofertat. Pas zërave të një interesimi të Hertës së Berlinit,

u përpoq gjatë orëve të fundit përpara mbylljes edhe Borusia e Dortmundit. Përgjigjja e Interit, megjithatë, nuk ka vonuar: një “jo” e prerë, pasi klubet e Bundesligë­s ishin ofruar ta transferon­in mesfushori­n në huazim, një formulë jo e pëlqyer nga zikaltrit.

NAINGOLAN - Një tjetër lajm ishte interesimi po i Hertës së Berlinit, por për Raxha Naingolani­n. Në teori belgu i ishte premtuar Kaljarit, me të cilin Interi nuk ka arritur të gjejë një akord ekonomik, pavarësish­t bisedimeve që zgjasnin prej kohësh. Dhe pikërisht për arsyet e

fundit gjermanët ishin përpjekur të hidheshin në sulm për mesfushori­n, duke ofruar 10 milionë euro, por zikaltrit kanë refuzuar shifrën dhe lojtari destinacio­nin. Kështu, situata është mbyllur me opsionin e dytë: Naingolan do të qëndrojë, së paku edhe këtë sezon, në Milano.

 ??  ?? Mateo Darmian, 30 vjeç
Mateo Darmian, 30 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania